Turistët serbë: Duam të pushojmë në Durrës e Sarandë. Shqiptarët, të përzemërt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turistët serbë: Duam të pushojmë në Durrës e Sarandë. Shqiptarët, të përzemërt

09:14 | 29/08/2017
në Shqiperi
0

Tashmë nuk është befasi: sa më shumë që zhvillohet turizmi në Shqipëri, aq më shumë gjuhë do të dëgjohen në rrugët dhe në plazhet e Adriatikut dhe Jonit. Republika me dy dete po tërheq turistë nga Italia, vendet skandinave, Zvicra, Austria e Franca.

Sivjet pushimet në Shqipëri i kanë kaluar edhe një numër i konsiderueshëm i serbëve, sidomos nga jugu i Serbisë. Ata nuk kanë shkuar në Greqi, Mal të Zi, në Kroaci dhe Turqi kryesisht për shkak të çmimeve. Shqipëria vazhdon të jetë ende vend i lirë, andaj turistët serbë kanë marrë rrugën drejt Durrësit dhe Sarandës.

Aleksandar Niçiforoviq i ka thënë gazetës «Blic» se para se të shkonte në Shqipëri kishte shumë paragjykime, por tani sërish planifikon të shkojë në bregdetin shqiptar. “Do të shkojë sërish. Që ditën e parë e kam ndërruar mendjen. Plazhet janë të pastra, çmimet në kafeteri dhe restorante më të lira se në Novi Pazar, pronarët e lokaleve dhe banorët të përzemërt, sidomos ndaj nesh nga Serbia. Më moshuarit madje flasin serbisht dhe u pëlqen të bëjnë muhabet me mysafirët nga vendi ynë. Askush nuk na e vë mendjen dhe nuk flet për politikë”, ka deklaruar Niçiforoviq. Ai ka thënë se në shtator do të shkojë sërish për vizitë me disa miq në Shqipëri: “Mezi po pres.”

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Gazeta «Blic» shkruan se ka edhe familje që kanë vendosur të blejnë banesë në Durrës. Edhe agjencitë turistike në Novi Pazar kanë regjistruar interesim më të madh të turistëve për të pushuar në Shqipëri. Kuptohet numri më i madh i turistëve nga Serbia jugore që shkojnë në Shqipëri janë boshnjakë dhe shqiptarë, por numri i serbëve është në rritje, sidomos nga Vraja, Vladiçki Hani, Surdulica dhe Bosilegradi.

“Për herë të parë në korrik i kam kaluar 10 ditë në Durrës bashkë me familjen dhe nuk jemi penduar. Plazhet janë të pastra dhe të rregulluara. Njerëzit janë të përzemërt, mikpritës dhe të gjindshëm. Çmimet e aranzhmaneve janë të përshtatshme me standardin tonë. Pushimet na kushtuan gjithsejtë 1000 euro. Me siguri vitin tjetër do të shkojmë sërish në Shqipëri”, tha Z.J. nga Vladiçki Hani.

E habitshme është që ky serb flet anonim për pushimet e tij në Shqipëri. Marija Aleksandroviq nga Surdulica ka treguar se ka qëndruar me familje 15 ditë në Sarandë, “perlën e detit Jon. Natyra e bukur, klima e shkëlqyer, çmimet të volitshme. Ushqimi i mirë… Plazhet të rregulluara. Destinacion i vërtetë për pushime”. Turistët serbë thonë se shqiptarët janë mikpritës të jashtëzakonshëm. Një turist nga Bosilegradi ka thënë se çmimet në Shqipëri janë përgjysmë më të lira në Greqi. (dp)

Etiketa: DurrësSarandëserbëshqiptareturistë

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Qeveria e re/ Ministrat s’dorëzojnë mandatet, shuhen shpresat e socialisteve poshtë “vijës së kuqe”

Qeveria e re/ Ministrat s'dorëzojnë mandatet, shuhen shpresat e socialisteve poshtë "vijës së kuqe"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

14:35 | 18/03/2026
Vendet e tjera janë edhe më keq –

Vendet e tjera janë edhe më keq –

14:15 | 18/03/2026
Vendet e tjera janë edhe më keq –

Vendet e tjera janë edhe më keq –

14:11 | 18/03/2026
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar –

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar –

13:51 | 18/03/2026
Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare –

Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj –

13:39 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –
  • Vendet e tjera janë edhe më keq –
  • Vendet e tjera janë edhe më keq –
  • Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar –
  • Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj –
  • Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –
  • Vendet e tjera janë edhe më keq –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com