Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish Korçën mëngjesin e sotëm.
Mësohet se është vetëvrarë me armë zjarri 71 vjeçari Sefedin Zenellari, kunati i Gramoz Nakos i cili u vra mbrëmjen e djeshme në këtë qytet nga persona te paidentifiluar.
Kujtojmë se një natë më parë, në Korçë u vra baba i dy fëmijeve Gramoz Nako i cili ishte kthyer në Shqipëri vetëm dy ditë më parë. Nako jetonte në SHBA ndërsa në Korçë do të qëndronte disa ditë pasi kishte vëllain e sëmurë.