Një 74 vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga Treni. Ngjarja ka ndohur mëngjesin e ditës së sotme në hekurudhën që përshkonte aksin Shkodër-Bajc, pranë urës së Kirit.
Sipas policisë, viktima është shtetasi Nikë Hasanaj 74 vjeç, banues në Shkodër, i cili është gjetur i pajetë mbi shinat e trenit. Nga veprimet paraprake viktimës iu konstatuan disa dëmtime të shumta në trup.
Dyshohet se viktima ka qenë i ngarkuar me dru dhe duke ecur mbi shina dhe nuk e ka parë trenin që po kalonte.
Policia po punon për zbardhejn e plotë të ngjarjes.