Tregut të punës i shtohen afro 18 mijë pensionistë, ndërsa “largohen” rreth 15 mijë të rinj – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tregut të punës i shtohen afro 18 mijë pensionistë, ndërsa “largohen” rreth 15 mijë të rinj –

08:37 | 11/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, deputeti Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit –

Goditet një ‘call center’ i paligjshëm, arrestohen 4 administratorët dhe nën hetim 49 punonjës (Emrat) –

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinë, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë por askush nuk i dha ndihmën e parë –

Revolta masive! Shkrimtarja Lea Ypi reagon për protestën e 11-të në Tiranë, publikon pamje nga tubimi: Ndjehem shumë krenare! –

Numri i të punësuarve në popullsisë në moshë punë pësoi rënie me 32,736 persona në tremujorin e parë 2026 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa nevojat e tregut të punës po plotësohen me pensionistë. Të dhënat zyrtare nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se numri i të punësuarve në grupmoshën 15–29 vjeç ka rënë me rreth 14.4 mijë persona krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një tkurrje të fortë prej 8%.

Edhe grupmosha kryesore e tregut të punës, 30–64 vjeç, ka pësuar një rënie me mbi 18 mijë të punësuar, ose 2.1% më pak në terma vjetorë. Këto dy kategori përbëjnë bazën e fuqisë punëtore dhe rënia e tyre tregon dobësim të ndjeshëm të potencialit ekonomik të vendit. Në të kundërt, dinamika është krejt tjetër për moshat mbi 64 vjeç. Numri i të punësuarve në këtë kategori që përfaqësohet nga pensionistët arriti në 140,713 persona dhe është rritur me rreth 17.7 mijë persona ose 14.4% më shumë për të njëjtën periudhë krahasimi. Pensionistët e punësuar arritën në 12.2 % të totalit të të punësuarve në tremujorin e parë 2026 nga 10.5% në tremujorin e parë të vitit 2025.

Teksa vendi humbet me shpejtësi punonjës në moshë aktive, pjesëmarrja e të moshuarve po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të mbajtur në këmbë aktivitetin ekonomik. Një kombinim faktorësh, nga emigracioni i të rinjve dhe plakja e popullsisë, deri te nevoja ekonomike i shtyn pensionistët të vazhdojnë të punojnë. Nëse kjo prirje vijon, tregu i punës rrezikon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore në vitet në vijim, ndërsa barra për të mbajtur ekonominë aktive po zhvendoset tek pensionistët.

Rënia e fortë e të punësuarve në moshë pune sinjalizon që baza prodhuese e vendit po tkurret. Janë pikërisht të rinjtë dhe grup-mosha aktive që zakonisht mbajnë peshën kryesore të rritjes ekonomike, sepse janë më të prirur për të hyrë në sektorë të rinj, për të adoptuar teknologji dhe për të krijuar vlerë të shtuar. Nëse zvogëlohet, ekonomia humbet gradualisht ritmin dhe aftësinë për t’u zhvilluar.

Në anën tjetër rritja e punësimit te pensionistët nuk reflekton një zgjerim cilësor të tregut të punës, por më shumë një përshtatje ndaj mungesës. Të moshuarit që vazhdojnë të punojnë e bëjnë shpesh për arsye ekonomike dhe zakonisht në aktivitete më pak produktive, më tradicionale dhe jo gjithmonë formale. Kjo e zhvendos ekonominë drejt një strukture ku mbizotërojnë sektorë me produktivitet më të ulët dhe me më pak potencial për rritje.

Ndërsa ekonomia ka nevojë për më shumë energji, inovacion dhe zgjerim për tu përshtatur me revolucionin digjital, ajo po mbështetet gjithnjë e më shumë te një forcë pune që nuk është projektuar për të përballuar këto role. Nëse kjo prirje vazhdon, rreziku nuk është vetëm mungesa e punonjësve, por një ekonomi që funksionon me potencial më të ulët se sa mundësitë që ka./Monitor

Të Lidhura

“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, deputeti Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit –

“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, deputeti Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit –

nga 27
10:04 | 11/06/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratik, Klevis Balliu, ka vendosur një pankartë në derën e Kuvendit, teksa sot pritet të mbahet seancë...

Goditet një ‘call center’ i paligjshëm, arrestohen 4 administratorët dhe nën hetim 49 punonjës (Emrat) –

Goditet një ‘call center’ i paligjshëm, arrestohen 4 administratorët dhe nën hetim 49 punonjës (Emrat) –

nga 27
09:50 | 11/06/2026
0

Katër drejtues të një call center-i në Tiranë, të dyshuar për skema mashtrimi janë vënë në pranga nga policia. Në pranga...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinë, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë por askush nuk i dha ndihmën e parë –

nga 27
09:44 | 11/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Gjirokastër, ku një 15-vjeçar humbi jetën në një pishinë. Pas incidentit, policia ka...

Revolta masive! Shkrimtarja Lea Ypi reagon për protestën e 11-të në Tiranë, publikon pamje nga tubimi: Ndjehem shumë krenare! –

Revolta masive! Shkrimtarja Lea Ypi reagon për protestën e 11-të në Tiranë, publikon pamje nga tubimi: Ndjehem shumë krenare! –

nga 27
09:16 | 11/06/2026
0

Akademikja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka shprehur edhe një herë mbështetjen e saj për protestën masive që po vijon...

Para
Vlorë, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua –

Bie nga kati i 7 i pallatit, ndërron jetë 28-vjeçarja në Vlorë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, deputeti Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit –

“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, deputeti Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit –

10:04 | 11/06/2026
Goditet një ‘call center’ i paligjshëm, arrestohen 4 administratorët dhe nën hetim 49 punonjës (Emrat) –

Goditet një ‘call center’ i paligjshëm, arrestohen 4 administratorët dhe nën hetim 49 punonjës (Emrat) –

09:50 | 11/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinë, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë por askush nuk i dha ndihmën e parë –

09:44 | 11/06/2026
Revolta masive! Shkrimtarja Lea Ypi reagon për protestën e 11-të në Tiranë, publikon pamje nga tubimi: Ndjehem shumë krenare! –

Revolta masive! Shkrimtarja Lea Ypi reagon për protestën e 11-të në Tiranë, publikon pamje nga tubimi: Ndjehem shumë krenare! –

09:16 | 11/06/2026
Vlorë, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua –

Bie nga kati i 7 i pallatit, ndërron jetë 28-vjeçarja në Vlorë –

08:40 | 11/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, deputeti Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit –
  • Goditet një ‘call center’ i paligjshëm, arrestohen 4 administratorët dhe nën hetim 49 punonjës (Emrat) –
  • Mbytja e 15-vjeçarit në pishinë, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë por askush nuk i dha ndihmën e parë –
  • Revolta masive! Shkrimtarja Lea Ypi reagon për protestën e 11-të në Tiranë, publikon pamje nga tubimi: Ndjehem shumë krenare! –
  • Bie nga kati i 7 i pallatit, ndërron jetë 28-vjeçarja në Vlorë –
  • Tregut të punës i shtohen afro 18 mijë pensionistë, ndërsa “largohen” rreth 15 mijë të rinj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, deputeti Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit –
  • Goditet një ‘call center’ i paligjshëm, arrestohen 4 administratorët dhe nën hetim 49 punonjës (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com