Shkon në 11 numri i partive në koalicion me Partinë Demokratike, marrëveshje që rendit 10 pika për të cilat partitë opozitarë kanë rënë dakord.
Koalicionit iu bashkuan Partia Konservatore, Partia Mendimi i Djathtë Liberal dhe Partia Popullore Kristjan Demokrate.
Mes të tjerash në marrëveshje thuhet se: opozita nuk do të futet në zgjedhje deri në plotësimin e kushteve, formimin e një qeverie tranzitore, si dhe pamundësimin e zgjedhjeve nëse mbahen.