Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tragjedi në Deçan të Kosovës/ 8 vjeçari vret aksidentalisht me armë vëllain 6 vjeç

Nga Ejona 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Deçan të Kosovës ku një fëmijë i moshës 8 vjeçare, ka qëlluar aksidentalisht me pistoletë në drejtim të vëllait të tij 6 vjeçar, duke e lënë të vdekur.

Sipas mediave në Kosovë, rastin e vdekjes së 6 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Pejës.

“Dje me datë 07.06 Policia është informuar se një fëmijë është duke u sjellur në Spitalin e Pejës i lënduar rëndë, nga fshati Berliq i Komunës së Deçanit. Policia kur ka shkuar në spital e ka kuptuar se bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 6 vjeçare, i cili ka qenë i lënduar në kafkë nga një mjet i dyshimtë. Diku rreth orës 20:16 minuta, Policia është informuar se fëmija ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej