Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së një anije me emigrantë në detin Egje.
Policia portuale greke njofton se fatmirësisht ka mundur të mbijetojë një grua shtatëzënë ndërsa janë gjetur katër trupat e viktimave gra nga një patrullim i Frontex.
Autoritetet greke dhe anija Frontex vazhdojnë kërkimet në zone pasi ende nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve që ndodheshin në bordin e anijes.
Anija është mbytur për shkaqe ende të panjohura në brigjet e Lesbos, me shumë gjasa nisur nga brigjet turke.