Policia greke ka sekuestruar mbi 91 kg marijuanë e cila vinte nga Shqipëria.
Operacioni u zhvillua në kufirin greko-shqiptar në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë. Në pranga ra një 60 vjeçar grek, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit.
Policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 56 pako me 91 kg 200 gram marijuanë. Gjithashtu u sekuestruan 170 euro dhe një celular.