Policia italiane në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ekzekutuar 6 urdhër arreste për 5 shqiptarë dhe një shtetase italiane, të cilët dyshohen si të përfshirë në trafikim lëndësh narkotike.
Siç raportojnë mediat italiane arrestimi i tyre është kryer pas operacionit “Brothers”. Këtë persona prej kohësh dyshohet se kanë vepruar në zonën e Anagnit, ndërsa aktiviteti i tyre kryesor raportohet të jetë shitja e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.
Baza kryesore e shqiptarëve dhe e shtetases italiane ishte ndërtesa historike e kësaj qyteze, teksa fshihnin drogën në të çarat dhe vrimat e murit e më pas e shpërndanin tek klientët e tyre.