Trafikim të miturish, arrestohen 7 persona në Maliq – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trafikim të miturish, arrestohen 7 persona në Maliq

10:40 | 05/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Shtetit ka arrestuar 7 persona dhe ka shpallur 1 në kërkim, të cilët akuzohen për trafik droge dhe tentativë të trafikut të miturve me qëllim prostitucioni në Greqi.

Në kuadër të operacionit “Sereci”, policia ka sekuestruar armë zjarri dhe të ftohta, municione luftarake, granata dore, vlera monetare (lekë, dollarë euro), bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, një armë zjarri, një armë e ftohtë, granata dore.

Njoftimi i policisë:

Read more

Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

Nuk e di kush e ka bërë –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

Maliq

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Zereci”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje. Parandalohet trafikimi i një shtetaseje të mitur në drejtim të Greqisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Goditet edhe një tentativë e kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, ndër ta pjesëtari i një organizate kriminale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë në Greqi. Shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër.

Sekuestrohen armë zjarri dhe të ftohta, municione luftarake, granata dore, vlera monetare (lekë, dollarë euro), bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, një armë zjarri, një armë e ftohtë, granata dore.

Në  vijim të punë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, në kuadër të procedimit penal të nisur 2 muaj më parë, ndjekur me metoda speciale hetimi, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Sektorit për Rendin e Policimin në Komunitet në DVP-Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar ”Zereci”,  si rezultat i të cilit u ndaluan shtetasit:

 

  • R.L, 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq, (i dënuar më parë në Greqi për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë”, vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatës kriminale);
  • M.F, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq;
  • E.B, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec;
  • R.M, 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq;
  • E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq;
  • O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq;
  • Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

  • L.P, 28 vjeç, banues në Shelcan, Elbasan;

Nga hetimet e kryera është provuar se shtetasit R.L, M.F, E.B, R.M dhe L.P, kishin planifikuar të trafikonin për qëllim prostitucioni në drejtim të Greqisë një shtetase të mitur.

Gjithashtu shtetasit R.L, M.F, E.K dhe O.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara Cannabis Sativa, në territorin e fshatit Zerec, Maliq,  të cilat u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës material.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë e ftohtë (thikë) e ngjashme me ato të Forcave të Ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe difensive, një sasi  fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Etiketa: arrestohen 7 personaGreqimaliqPolicia e ShtetitTrafikim të miturish

Të Lidhura

Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

nga 27
13:48 | 13/05/2026
0

Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe përfaqësuesi i opozitës, Klevis...

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

nga 27
13:44 | 13/05/2026
0

Qeveria ka miratuar një vendim për subvencionimin e shoqërive të transportit publik, e cila është në mbështetje të operatorëve për përballimin...

Nuk e di kush e ka bërë –

Nuk e di kush e ka bërë –

nga 27
13:30 | 13/05/2026
0

Në procesin gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhiut, i akuzuar si kreu i një organizate kriminale për 14 krime të...

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

nga 27
13:24 | 13/05/2026
0

Shtetasi J.K., i cili ka qenë dëshmitar okular në tentativën për vrasje të Kujtim Metës, ka dhënë këtë të mërkurë,...

Para
“Të hënën bashkë me familjet”, Basha: Kundër diktaturës

“Të hënën bashkë me familjet”, Basha: Kundër diktaturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

13:48 | 13/05/2026
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

13:44 | 13/05/2026
Nuk e di kush e ka bërë –

Nuk e di kush e ka bërë –

13:30 | 13/05/2026
U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

13:24 | 13/05/2026
Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

13:10 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –
  • Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –
  • Nuk e di kush e ka bërë –
  • U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –
  • Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –
  • IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –
  • Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com