Trafik në Morinë, Shqiptarët e Kosovës drejt bregdetit për të pushuar

0
37

Këtë herë fundjava nisi me fluks të lartë makinash e qytetarë të Kosovës që kaluan në Pikën e përbashkët Kufitare të Morinës me destinacion Shqipërinë.

Mësohet se policisë kufitare i është dashur të punojë me procedurë të përshpejtuar që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, duke shmangur kështu radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.

Heqja e masave kufizuese të pandemisë prej datës 1 Maji jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare, por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit.

Së fundmi, sipas policisë kufitare në orët e para të kësaj të shtune kanë hyre në Shqipëri më shumë se 3260 automjete me rreth 6100 qytetarë. Gjithashtu sipas qytetarëve bregdeti mbetet më i preferuari, por edhe qytetet e tjera turistike.