• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

T’…ifsha gjeneratën

02:40 | 14/02/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Nuk besoj se do e kisha dëgjuar Babastars me “High 3”, nëse ajo vajza eurosocialiste nuk do të ishte bërë virale në rrjet. Por, kur pashë që kënga në kanalin e Babastars kishte 8 milionë e gjysëm klikime kuptova që isha krejt prapa botës. Kënga është prelud i konsumizmit dhe jetës së shfrenuar, por nuk mund ta fsheh që është e lezetshme. Ka vargje të ashpra, të shkruara me një shqipe rrapa-zhdrrapa me anglishten që futet si kunj, por është këngë si thonë naçut high.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Janë ca djem që fryhen si gjela, me makina luksoze, të stolisura me ar, veshje të gjera dhe ekstravagante, mjekra dhe vetulla të kuruara që kanë një ideologji:

“Jetoj shumë high me nji jetë t’komplikume / Krejt jon’ t’pagume era myk lek’t jon t’palume”

Ideja është që këta kanë shumë pare dhe nuk i lënë të vijnë era myk, se i bëjnë rrush e kumbulla, se janë high. Doja të arrija tek puna e breznisë dhe ja ku vjen Geasy dhe thotë: “Veq thuje ditën caktoje datën  / E n’drroj krejt’ lojën t’qifsha gjeneratën!”

Është një paradë reperash që janë high, por kanë dhe një revoltë të çuditshme. Po të kisha aq pare, atë lloj fiziku, majë kubit të qelqtë në bregdet, as do e vrisja mendjen ta proklamoja si isha. Këta janë më ndryshe kanë nevojë ta thonë në refren, madje disa herë:

“Na jena ndryshe vërehem prej ngjyrës / Na jena ndryshe jena high prej natyrës”

Si përfundim, megjithëse bëj shumë mund ta kuptoj mesazhin e këngës, duhet ta pranoj që kënga është zbavitëse ta dëgjosh dhe ta shohësh si klip.

Duke lënë mënjanë moralin mendoj se breznitë kanë një hendek të madh komunikimi. Më të rinjtë, mjeshtrat e botës virtuale dhe rrjeteve, kanë tjetër mënyrë për të përcjellë mesazhet, ideologjinë. Më të moçmit takohen çdo të enjte dhe kanë pak a shumë të njëjtin zell në hidh e prit si Babastars. Në të vetmen pikë ku bashkohen breznitë është kulti i pares dhe konsumit. Ata tipat që janë high të vënë në hall të madh ty që ke marrë pagën gjithë jetën, sado që je munduar të marrësh pjesën më të madhe të byrekut, një lambo as e ke parë, as do e shohësh me sy. Ata bëjnë klipe dhe nuk e vrasin mendjen. Ata janë dishepuj të shkëlqyer të asaj Perëndie që etërit e modernë të Kombit i kanë ngritur kult. Ata besojnë në fuqinë e pares dhe aspak në përdorimin e saj si forcë zhvilluese. Beteja për paranë është ekzistenciale, por edhe sfiduese. Më i bukuri i katundit është ai që ka paren, ai që në ziafet ia hedh orkestrës qindëshet e eurove si rrebesh shiu. Tek paratë është edhe konflkti në politikën e ditës. Tek paratë qëndron retorika politike për konçesionet, taksat, hajninë. Tek paratë ngeci dhe karkaleci i Byrosë, Reformës në Drejtësi. Prandaj, nëse Geasy thotë një të vërtetë që nuk e luan as topi ajo është:

“…n’drroj krejt’ lojën t’qifsha gjeneratën!”

Etiketa: BabastarsbreznitëGeasyHigh 3rrapa-zhdrrapaVeq thuje ditën caktoje datën / E n’drroj krejt’ lojën t'qifsha gjeneratën!

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para

Edi Rama i jep besën John Kerry-t

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kultivonte narkotikë në oborrin e banesës, arrestohet 43-vjeçari –

Kultivonte narkotikë në oborrin e banesës, arrestohet 43-vjeçari –

15:29 | 04/10/2023
lajmi fundit

Makina përplas 12-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

15:09 | 04/10/2023
Balluku kërkon 58 mld lekë për 2024, miliona euro koncesioneve –

Balluku kërkon 58 mld lekë për 2024, miliona euro koncesioneve –

15:07 | 04/10/2023
Të gatshëm ta këshillojmë Kosovën për Asociacionin –

Të gatshëm ta këshillojmë Kosovën për Asociacionin –

15:03 | 04/10/2023
Romani “Alkimisti” i Paulo Coelhos do përshtatet për ekranin e madh –

Romani “Alkimisti” i Paulo Coelhos do përshtatet për ekranin e madh –

14:53 | 04/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Kultivonte narkotikë në oborrin e banesës, arrestohet 43-vjeçari –
  • Makina përplas 12-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –
  • Balluku kërkon 58 mld lekë për 2024, miliona euro koncesioneve –
  • Të gatshëm ta këshillojmë Kosovën për Asociacionin –
  • Romani “Alkimisti” i Paulo Coelhos do përshtatet për ekranin e madh –
  • Transparenca rrit besimin e publikut tek institucionet –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kultivonte narkotikë në oborrin e banesës, arrestohet 43-vjeçari –
  • Makina përplas 12-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com