350 gr çokollatë të zezë
250 gr sheqer
125 gr margarin
60 gr miell
6 vezë
kremi:
100 ml ajkë e ëmbël
5 luge çokollatë
Udhëzimet:
Shkrijmë çokollatën dhe margarinën dhe lëmë të ftohet pak. Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezës. Të bardhat e vezës i tundim në shkumë të fortë. Të verdhat e vezëve i përziejmë mirë me sheqerin dhe i shtojmë tek çokallata e shkrirë me margarinën.
Në të bardhat e vezëve shtojmë sasinë e miellit dhe përziejmë mirë. Masën e përziejme me masën me të verdhat e vezëve dhe çokollatën. Përziejmë mirë me lugë që të gjitha bashkë dhe i qesim në kallëp të lyer me gjalpë dhe të mbuluar me letër për pjekje.
E pjekim në 170 gradë për 40 minuta.
Pas pjekjes lëmë pandispanjën të ftohet dhe ndërkohë përziejmë përbërsit e kremit. Ajkën e ëmbël e ngrohim derisa të mos vlojë dhe shtojmë çokollatën e coptuar. Përziejmë derisa të shkrihet dhe e hedhim mbi torten e pjekur dhe te ftohur. Torten e leme te ftohet. Shtojmë çokollatë në rende të grira dhe arra ose lajthi.