Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që çojnë në zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit të rëndë.
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e personave të plagosur.
Kujtojmë që gjatë orëve të pasdites një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.