“Tirja e Ndragetas” është e Erion Veliaj-t apo Edi Ramës? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tirja e Ndragetas” është e Erion Veliaj-t apo Edi Ramës?

18:53 | 25/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Antimafia italiane e dha edhe një goditje për politikën shqiptare. Nga përgjimet për llogari të veta ndaj një rrjeti anëtarësh të grupit mafioz “Ndrageta”, përmendej një skemë korrupsioni e hapur që përdoret në lejet e ndërtimit në Shqipëri. Sipas bisedave të mafiozëve italianë, në Shqipëri duhet të paguash 20% të vlerës së ndërtimit, paradhënie, për të marrë lejen.

Kjo e dhënë i referohej një njeriu shumë afër qeverisë me pseudonimin “Niku” i cili gjithashtu tregonte:

“ Një tip që ka marrë tri licenca për ndërtime grataçelash dhe ka në duar vetëm 10 milionë nga 180 milionë që kushtojnë. Pra ka nevojë të madhe për financues.

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Janë 4 momente që dua të veçoj në këtë shkrim

1.

Veliaj dhe koha kur është kryer përgjimi

Përgjimi ka ndodhur më 28 Tetor 2017, menjëherë pas fitores së mandatit të dytë socialist (zgjedhjet e përgjithshme) dhe daljes së përgjimeve të dosjes “Tahiri-Habilaj”.

Erion Veliaj ishte në ditët e tij më të mira politike dhe kishte filluar të harronte premtimet e ditëve të para ku aspironte të mbahej mend si Kryetari që ndërtoi më shumë parqe sesa pallate :

Ishin pikërisht ato ditët kur nëpër zyrat e udhëheqësve tanë largpamës po miratoheshin lejet e ndërtimit për kulla shumëkatëshe, të ashtuquajturat gradaçela.

Jo pa qëllim e përmenda kohën e përgjimit. Në këtë datë pak kush kishte informacion për vendimet e KKRT-së apo Bashkisë Tiranë, ato ishin vendime që diheshin vetëm nga vendimmarrësit, të interesuarit dhe një rreth i ngushtë shumë afër tyre. Kjo është e para gjë që të bie në sy. Pra biznesmenët italianë të interesuar për të investuar në Shqipëri u informuan me saktësi që është momenti i duhur për të ndërhyrë pasi ka një mospërputhje mes parasë së nevojshme dhe asaj gjendje të atyre që kanë marrë leje ndërtimi. (10 me 180 ose 5,5% e parave).

Gjithashtu u vunë në dijeni edhe të normës së lartë të fitimit pasi ekzistonte një diferencë e madhe çmim shitjeje-kosto (3000 Euro shitja me 510 Euro kosto).

Një informacion mjaft konfidencial për Tetorin e 2017-ës.

Media për herë të parë i bëri publike vendimet e KKRT-së për kullat në Shkurt të 2018-ës (tre muaj më vonë). Mirëpo vendimi de fakto duket ishte marrë shumë kohë përpara, përndryshe nuk kishte nga ta dinin biznesmenët apo avokatët e Ndragetës. Ndërmjetësi i tyre ishte i mirëinformuar për çfarë ndodhte çka vërteton afërsinë e tij me udhëheqësinë. Jo vetëm kaq por është i informuar edhe për përfituesit e lejeve dhe varfërinë e tyre (posedonin vetëm 5-6% të fondit që duhej) dhe kuotat që duheshin paguar autoriteteve (20%).

2.

Ndërmjetësi i Ndragetës dhe statusi i tij.

Ndërmjetësi për të cilin bëhet fjalë në përgjime, sipas të gjitha koincidencave,  është Besnik Halili një biznesmen që sipas Open Data Albania ka fituar 83 tendera publikë nga të gjithë Spitalet e Shqipërisë me vlerë mbi 8.3  milionë Euro. Ajo që vihet re është se pothuaj të gjithë tenderat e fituar nga “Ndërmjetësi i Ndragetës” janë fituar me 100% të fondit limit.

Vetëm i fundit prej tenderave të fituar (21 Janar), në Spitalin e Fierit, dhe shkonte 1,5 milionë Euro. A kanë dorë mafiozët e Siçilisë në këto afera? Unë nuk e vë dorën në zjarr. Deri tani dimë që personi në fjalë përfiton shuma të konsiderueshme financiare nga buxheti i shtetit shqiptar pa e ulë asnjë lek nga limiti i tenderave dhe është bashkëshorti i një funksionareje të lartë në shtetin shqiptar.

Aq e fuqishme ndjehej bashkëshortja e “Nikut” sa, në vitin 2015, kur Fatmir Xhafa kishte marrë barrën e lartë të reformës në drejtësi u bë gallatë në media përgjigja sfiduese dhe arrogante e saj ndaj Xhafës. Kur u pyet se çfarë pune bënte ajo u përgjigj: “Pastruese”. Të gjithë e kuptuam se diçka e fortë ishte mbrapa Sufalit atë kohë. Por nuk e kishim idenë se ishin “Niku” apo Ndrageta. Sot znj Sufali vazhdon të jetë në administratën e lartë të shtetit shqiptar (me meritën e vet sigurisht). Tashmë është bërë e qartë edhe nga i buronte ajo siguria e atëhershme….

Mua më duket se një figurë e tillë ndërmjetësimi si Niku e kalon statusin e zotit Veliaj me gjithë respektin për vendin e tij të lartë në hierarkinë e shtetit. Të dijë përfituesit e lejeve të ndërtimit para se ato të jepen, të dijë pasurinë e tyre në start dhe të ketë për grua një tallëse publike të Fatmir Xhafës është status i një mbështetjeje që e kalon Erion Veliajn. Apo Sufali mbështet Nikun? Kjo mbetet enigmë…

3.

Bolino

Ka një përpjekje për ta minimizuar, gati përqeshur përgjimin e prokurorëve të Antimafias italiane. Dje lexova një shkrim të zotit Carlo Bolino që quante “baltë” zhurmën mediatike të ndezur në Tiranë dhe përdorte, pa asnjë përpjekje për maskim, tezën e vjetër të Kryeministrit Rama kur dolën përgjimet ndaj Ministrit Tahiri:

“Ka mijëra sipërmarrës, biznesmenë dhe mashtrues që në bisedat e tyre private çdo ditë mburren me marrëdhënie të rëndësishme që në realitet janë thjesht një bllof”.

Ta zëmë se Bolino ka të drejtë se ata vërtetë janë ca kapadainj që shesin mend por në të vërtetë nuk janë kurrkushi. Atëherë si e shpjegon zoti Bolino këtë tekstin e mëposhtëm të transkriptuar nga t përgjimet:

Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen (Niku). Është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri, i oksigjenit, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha ka lidhje. E ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha. Por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik).

Çfarë ka këtu për të shitur mend? Kjo tregon që zotëri Niku ka aq para dhe është aq i lidhur me Ndragetan sa që është ofruar ta parapaguajë vetë shumën prej 20%. A është ky një fakt mbi të cilin duhet hetuar?!

E çuditshmja në këtë shkrim ishte “hedhja poshtë e çdo dyshimi”, përmendja e termave si “fabrika e baltës” që po bënte pis “pa asnjë fakt” punën e bardhë qelibar të udhëheqësve tanë. Përmendja e termave të tillë do e bënte me turp edhe punonjësin më të zellshëm etë institucioneve të propagandës…

Dhe kur vjen puna te propaganda Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk kanë nevojë për avoketër. Atyre nuk u gjendet shoku për marifete të tilla, kot mundohet Carlo.

Sjellësit e dosjes së përgjimeve (Ora News), ndoshta nuk e kanë lexuar gjithë dosjen (në 2000 faqe që ka dosja dyshoj jo më shumë se 20 janë për Shqipërinë). Ata kanë theksuar pikërisht atë pjesë.

4.

SPAK-u

Deri tani peshqit e mëdhenj janë “gudulisur” vetëm nga përgjimet e ardhura nga vendi fqinj. Ata përgjojnë trafikantë apo mafiozë e në rrjetë dalin politikanë shqiptarë. Sigurisht, nga këto rezultate edhe italianët janë lodhë. Fundja ç’punë kanë ata me qeverisjen tonë…

“Peshqit e mëdhenj” të politikës, ata që na përmendte vazhdimisht ambasadori amerikan dikur, vazhdojnë të jenë të paprekshëm edhe sot e kësaj dite njësoj si më parë. SPAK-u, struktura e famshme antikorrupsion që “do u bënte gjëmën” ka rezultuar zhgënjimi më i madh i shpresës antikorrupsion.

Nuk ka rast më të mirë për të sesa këto përgjime për të dëshmuar se ka ardhur dita që drejtësia të jetë mbi politikën.

/Gazeta Express/

Etiketa: edi ramaerion veliajGazeta Express

Të Lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
“Beteja” në Kavajë/ PS miting përmbyllës, PD protestë të dielën

Ndragheta: Më 25 qershor fitojnë miqtë tanë të PS... (përgjimet)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com