Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Zall- Herr të Tiranës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre forca zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
Mësohet se në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë të pranishme edhe forcat e policisë të cilat kanë nisur menjëherë hetimet.