Policia e Tiranës ka arrestuar një 32 vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E.N pasi e kapur duke vjedhur në dyqanin e motrës.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Ervin Lila, banues në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë, i dënuar edhe më parë. I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.