Një debat mes dy motrave në Tiranë ka degraduar në konflikt të dhunshëm.
Pasi e ka kërcënuar motra e vogël ka goditur me thikë në dorë të madhen.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00, ku Klementina A, 49 vjeçe, banuese në rrugën “Karaman Ylli”, Tiranë, në shtëpinë e saj, ka kërcënuar dhe më pas goditur me thikë në dorë motrën, V. A., 58 vjeç.
58-vjeçarja V.A. bëri kërkesë në polici për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Pas miratimit të urdhërit, Policia e Tiranës arrestoi Klementina A. dhe i sekuestroi thikën.
Ajo do të akuzohet “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.