Qani Muça është personi që ka qëlluar me armë zjarri punonjësin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë.
Mësohet se Muça ka qenë në banesë kur efektivi ka shkuar të zbatojë urdhrin për shembjen e shtëpisë së tij, në rrugën “Todi Shkurti”.
Por, efektivi ka hasur në kundërshtinë e pronarit të shtëpisë. Ky i fundit është konfliktuar me punonjësin e IMT-së. Në sherr e sipër, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi efektivin, duke e lënë të plagosur në bark. Punonjësi i IMT-së është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.