Ndërsa zjarret gjatë kësaj vere kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha pyjorë në të gjithë vendin, një efektiv i Forcave të Armatosura ka mbetur i plagosur ndërsa po punonte për fikjen e flakëve.
Efektivi është lënduar gjatë operacioneve për shuarjen e zjarreve në malin e Derjes, në Shëngjergj të Tiranës.
Nënoficeri i batalionit special, tetar Skënder Hidri mësohet është lënduar në këmbë.
Hidri u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spital ku gjendja e shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Zjarri është aktiv në këtë zonë prej 2 ditësh, ndërsa për shuarjen e tij në malin e Derjes janë angazhuar rreth 50 efektivë të Forcave te Armatosura.