Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 04:35 minuta në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut.
Mësohet se i palgosuri me inicilalet A.A punon si menaxher në një nga lokalet e natës në Tiranë. 31 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.