Banorët në rrugën ” Faik Konica” në Tiranë janë përplasur me policinë, pasi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë për shembjen e 6 banesave.
Ata kanë kundërshtuar prishjen e banesave për zgjerimin e rrugës, duke qëlluar me gurë punonjësit e Inspektoriatit dhe policinë.
Nga përplasja me IKMT-në dhe policinë dy gra kanë humbur ndienjat, një nga punonjësit e policisë ka marrë plagë të lehta, ndërsa 5 banorë janë shoqëruar në komisariat.
Pavarësisht se banorët pretendojnë se i kanë me leje ndërtesat, IKMT vazhdon punën me prishjen e mureve rrethuese të banesave, ndërsa në gatishmëri qëndron FNSH.