Një konflikt mes disa personave, me pasojë plagosjen dy personave.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani”, pak metra larg Parlamentit. Të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale A.S dhe E.E, të dy 24 vjeç.
Aktualisht ata ndodhen të shtruar në QSUT, nën kujdesin e mjekëve, të cilët kanë përjashtuar çdo rrezik për jetën.
Ndërkohë, një grup hetimor i ngritur nga Drejtoria e Policisë po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.