Një grua kërcënon se do të hidhet nga taraca e një pallati tek Unaza e Re. Mësohet se shkaqet që kanë çuar këtë person që të bëjë këtë akt është një konflikt mes ndërtuesit dhe banorëve për truallin e një kompleksi te Unaza e Re.
Gruaja Enkeljeda Ahmetaj, ka hipur në taracën e pallatit që është në ndërtim e sipër dhe kërcënon se do të vetëvritet duke u hedhur nga pallati.
Vëllai i saj thotë që “… ndërtuesi u mori truallin në bazë të një marrëveshje, por pasi ndërtoi kompleksin nuk u dha asgjë”.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë me gruan që ajo të zbresë nga taraca e pallatit.