Një 58-vjeçare ka mbetur e vdekur mbrëmjen e sotme pasi është përplasur për vdekje nga një makinë në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Mësohet se këmbësorja që ka ndërruar jetë është shtetasja me inicialet A.B. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.