Një grua është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Mahmut Fortuzi”, në Tiranë. Gruaja në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si shtetasja H. R., 92 vjeçe. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.