Është denoncuar paraditen e sotme në polici grabitja në ambjentet e një kompanie ndërtimi në Tiranë, në afërsi të autostradës.
Burimet e policisë, bëjnë me dije se grabitësit kanë arritur të hyjnë me forcë në zyrën e administratorit të kompanisë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se grabitësit kanë marrë kasafortën e kompanisë gjatë orëve të vona të natës.