• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tiranë, Bashkia nis shtrimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në zonën e Doganës

15:40 | 28/07/2016
në Uncategorized
0

Rreth 5 mijë banorë të zonës së Doganës e cila ndodhet mes rrugëve “29 nëntori”, “Zografët” dhe “Teodor Keko” do të furnziohen normalisht me ujë të pijshëm pas përfundimit të investimit të ndërrmarrjes Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Bashkisë për shtrimin e rrjetit të ri. Dje në mbrëmje Bashkia Tiranë dhe UKT inspektuan nga afër punimet e këtij rrjeti.

I shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i UKT-së Redi Molla, kryebashkiaku Veliaj tha se punimet po kryhen gjatë natës që të mos krijohen pengesa për qytetarët.

Lexo edhe

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

fisnik4

Veliaj:-‘”Mundohemi të shfrytëzojmë natën dhe pushimet e verës që të kemi sa më pak telashe për qytetarët. Të gjithë e dimë se nuk ka sens legalizimi pa urbanizim, duhet të ketë energji, ujë e asfalt. Kjo është arsyeja përse kemi kombinuar të treja këto përpjekje, që rrjeti i energjetikës, ujësjellësit dhe i rrugëve që lidh këtë lagje me 5 mijë banorë të funksionojë në mënyrë paralele.”

fisnik2

Veliaj gjithashtu shtoi se kjo zonë para tre vitesh furnizohej vetëm tetë orë në ditë me ujë të pijshëm. Qëllimi është që punimet të vijojnë po më të njëjtin ritëm që në fund të mandatit zona të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm. Për momentin zona e Doganës vuan kufizimet e furnizimit me ujë, dhe UKT ka ndërhyrë me furnzimin e përkohshëm me autobote.

Veliaj:-“Më vjen mirë që kjo verë, pavarësisht vapës së padurueshme, i gjen këto familje, të cilat sot kanë zero orë ujë, të paktën me 13 orë ujë në ditë. Ju kujtoj se një vit më parë, kur filluam misionin tonë në Bashkinë e Tiranës, Tirana kishte mesatarisht 7-8 orë ujë në ditë, kurse sot ka 12-13 orë. Do të thotë se, nga tani e tutje, qytetarët nuk presin autobotin për të mbushur ujë, por tani janë klientë të UKT-së që shërbehen me dinjitet, në varësi të faturës që paguajnë. Nuk është perfekte, por është thuajse 2 herë më mirë. Ndaj besoj se nëse do të vijojmë me këtë ritëm, do të shkojmë drejt fundit të mandatit me një Tiranë që do të ketë thuajse 24 orë ujë të pijshëm. Ky është një lajm i mirë për banorët, është mirë edhe për estetikën e qytetit, duke qenë se depozitat tashmë në disa zona kanë filluar të reduktohen. Kjo do të ndihet më shumë kur të jemi në fund të këtij mandate”.fisnik3

Kryebashkiaku u bëri thirje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë ujin e pijshëm për vaditje apo larje makinash në mënyrë që bizneset dhe familjet të furnizohen siç duhet. Ai i ftoi qytetarët debitorë të bejnë pagesat e prapambetura me qëllim përfitimin nga lehtësirat që ka ofruar UKT-ja.

Veliaj:-“Ne kemi sot çmimin më të ulët të ujit në rajon, kjo do të thotë që për aq pagesë modeste sa është fatura e ujit, është mëkat që njerëzit të vadisin tokat apo të lajnë makinat me ujë të pijshëm. Njerëzit janë më të rëndësishëm se makina, ndaj ju lutem, kursejeni ujin! Makinat nuk lahen me ujë të pijshëm! Kështu, sigurohemi që çfarë kursejmë nga abuzimet dhe vjedhjet në rrjet, apo nga uji i papaguar, t’u kthehet qytetarëve në më shumë orë ujë. U bëj thirrje qytetarëve të përfitojnë nga lehtësia që ka ofruar UKT-ja e Tiranës, e cila për të gjithë debitorët që kanë përdorur ujin e pijshëm ndër vite, disa herë duke e marrë në mënyrë të paligjshme, por gjithsesi e faturuar, duhet të fillojnë ta paguajnë dhe lehtësia që u ofron UKT është që ta bëjnë këtë me këste. Mjafton të paguajnë 2000 lekë plus faturën e muajit dhe ne nuk i quajmë më debitorë, nuk u faturojmë më kamatë, por i trajtojmë si qytetarë që po përfitojnë nga një ofertë ku borxhin e paguajnë pak e nga pak.”

 

Etiketa: erion veliajujesjellesUKTzona doganes

Të Lidhura

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

nga 27
23:20 | 31/03/2023
0

Ata u martuan në qershor të vitit 2022, por tashmë Sam Asghari dhe Britney Spears besohet se po kalojnë disa...

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

nga 27
23:14 | 31/03/2023
0

Uji i pijshëm, është një problem ende i pazgjidhur në një pjesë të madhe të territorit të vendit. Përjashtim nuk...

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

nga 27
23:10 | 31/03/2023
0

Amerika është një vend me një popullsi shumë të stresuar. Sipas Institutit Amerikan të Stresit, edhe para pandemisë 94 për...

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

nga 27
23:00 | 31/03/2023
0

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi të premten një paketë ndihme prej 15.6 miliardë dollarësh të nënshkruar më 21 mars...

Para
Abracadabra! Pensionet u rritën

Abracadabra! Pensionet u rritën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

23:20 | 31/03/2023
4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

23:14 | 31/03/2023
Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

23:10 | 31/03/2023
FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

23:00 | 31/03/2023
Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

22:50 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –
  • Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –
  • FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –
  • Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –
  • Po sa sëmurën fëmijët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com