• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana/ Halilit i mungon Veliaj në apel

15:22 | 16/07/2016
në Sport
0

Megjithëse janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut, tashmë është e qartë gjendja e vështirë financiare e Tiranës. Klubi më i titulluar në vend ka trashëguar borxhe të vjetra, një pjesë e të cilave janë likujduar me shumë sforco, por fakt është që janë shtuar edhe të reja. Që nga punonjësit e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe deri tek futbollistët e stafi, gjithsecili ka paga të prapambetura, madje prej disa muajsh. Këtu përfshihen edhe ata që janë larguar në fund të sezonit që sapo u mbyll dhe që sigurisht do t’i drejtohen UEFA-s për zgjidhjen e këtij konflikti. Dhe fundi i këtij lloj gjyqi gjithmonë dihet; humbasin borxhlinjtë. Në këto kushte, klubi kërkon që Bashkia si bashkëpronare me 24 % të aksioneve të përmbushë detyrimet e saj vjetore, që flitet për rreth 300 milionë lekë të vjetra të llogaritura nga klubi. Por ka shumë mundësi që ankesat nëpërmjet mediave të mos vlerësohen nga kryebashkiaku Veliaj, madje në variantin më të keq mund të kthehet në bumerang. Bashkia e plotëson detyrimin e saj me stadiumin (tashmë i vetmi i kryeqytetit), ku është pronare e vetme, por që prej më shumë se një viti ia ka lënë klubit ta menaxhojë. Pra përfitimet nga çmimet e kripura të biletave i ka administruar vetëm Halili. Po ashtu edhe fushat sportive të kompleksit “Skënder Halili”, si dhe të gjitha asetet e tjera sportive nën pronësi të Bashkisë së Veliajt i kanë kaluar klubit në përdorim, pa asnjë detyrim. Ndërsa për para të thata… ndoshta tani duhet filluar për të parë në vend tjetër.

 

Lexo edhe

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Sporting bllokon Arsenalin

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

Etiketa: “Selman Stermasi”24 % të aksioneveBashkiaHalilikonfliktikryebashkiaku veliajpagaTirana

Të Lidhura

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

nga 27
21:31 | 09/03/2023
0

“Mirëserdhe Marash”. Mediat italiane e vlerësojnë maksimalisht performancën e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla i cili shënoi sot në minutën 87...

Sporting bllokon Arsenalin

Sporting bllokon Arsenalin

nga 27
21:05 | 09/03/2023
0

Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Sporting Lisbone në ndeshjen e parë të Europa...

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

nga 27
16:55 | 09/03/2023
0

Liverpool rikthehet në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme kundër Real Madridit. Reds do të shpresojnë të përmbysin humbjen 5–2...

Champions, Milan në çerekfinale pas 11 vitesh

Champions, Milan në çerekfinale pas 11 vitesh

nga 27
23:11 | 08/03/2023
0

Milan në çerekfinalet e Champions League pas 11 vitesh! Italia kualifikon skuadrën e parë në çerekfinalet e UEFA Champions League...

Para
Katy Perry publikon “Rise”, kënga i dedikohet Lojërave Olimpike

Katy Perry publikon “Rise”, kënga i dedikohet Lojërave Olimpike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja materiali kryesor që do shërbejë për ndërtimin –

14:31 | 23/03/2023
Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

14:25 | 23/03/2023
Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

14:21 | 23/03/2023
Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

14:19 | 23/03/2023
BE pritet të mblidhet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën –

Kosova, një hap më pranë drejt liberalizimit të vizave –

14:11 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ja materiali kryesor që do shërbejë për ndërtimin –
  • Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –
  • Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –
  • Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –
  • Kosova, një hap më pranë drejt liberalizimit të vizave –
  • Ish-portieri i Manchester United kritikon Donnarumman –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja materiali kryesor që do shërbejë për ndërtimin –
  • Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com