Tifozi shqiptar bëhet “tapë, dërgohet me urgjencë në spital para festës

0
63

Një tifoz shqiptar është marrë me ambulancë pranë Bulevardit. Tifozi i skuadrës holandeze, nuk është ndjerë mirë për shkak të konsumit të tepër të alkoolit. Mesa duket konsumi i tepërt i alkoolit ka bërë që shqiptari të përfundojë në spital.

Bluzat e bardha i kanë ardhur në ndihem menjëherë, duke e transportuar më pas drejt QSUT-së.

Nga pija e tepërt ai nuk është ndjerë mirë teksa është marë me barelë dhe është transportuar me ambulancë në spital.

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar. Nata e kaluar ishte nën terrorin e sulmeve të tifozëve në Tiranë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.