• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tifozët duhet t’i qëndrojnë pranë skuadrës dhe jo trajneri”, Colelli: Do bëjmë maksimumin

15:07 | 28/08/2022
në Sport
0

Partizani do të përballet me Laçin në “Elbasan Arena”, me takimin që nis në orën 19:30 dhe do të luhet ditën e nesërme.

Një ndeshje që pritet të jetë e luftuar dhe mjaft delikate për të dyja skuadrat të cilat ndaj njëra tjetrës do të kërkojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve në kampionat.

Lexo edhe

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Sporting bllokon Arsenalin

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

Për këtë përballje ka dalë në konference trajneri i demave, Giovani Colella, i cili ka theksuar se do të jetë një ndeshje e luftuar, por skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të siguruar 3 pikët.

Ndeshja: “Trajneri duhet të kuptojë dhe kur skuadra fiton se çfarë nuk ka shkuar mirë dhe shumë gjëra nuk kanë shkuar mirë ndaj Egnatias. Nuk mendoj se të gjitha ndeshjet fitohen me gabime. Laçi është një skuadër e organizuar mirë me lojtarë të fortë dhe pres një ndeshje të vështirë. Kampionati është i ekuilibruar dhe Laçi është një kundërshtar i rëndësishëm.”

Mungesat: “Mensah ka një problem muskulor dhe do t’i nevojitet pak kohë, Romero ka një problem në gjurin e tij, është operuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Të gjithë lojtarët e tjerë janë të gjithë në dispozicion. Nuk vendos trajneri, e vendos klubi se çfarë duhet të bëjë me lojtarët. Të dy lojtarët (Sembene dhe Maguet) kanë probleme për të zgjidhur me klubin, jo me mua.”

Merkato: “Ta sqarojmë këtë situatën e mbrojtësit, nuk është se e kërkoj unë. Nuk është mënyra e ime e punës që të kërkoj lojtarë dhe klubi t’ia plotësojë dëshirën. Kemi nevojë për një tjetër qendërmbrojtës sepse momentalisht kemi vetëm 3 të tillë. Nëse nuk ka mbërritur sot, do të mbërrijë nesër, nuk është emergjente.”

Formacioni: “Do të ketë ndryshime në formacion sepse disa lojtarë kanë shfaqur disa probleme fizike. Nuk është ndonjë gjë e rëndësishme sepse unë kam mjaft lojtarë në dispozicion dhe nuk mund të konsideroj asnjë futbollist rezervë. Mua më intereson shumë se çfarë shfaqin futbollistët gjatë gjithë javës në stërvitje dhe jo se çfarë ata bëjnë përgjatë gjithë 90 minutave. Situata e portierëve do të vazhdojë të jetë e njëjtë. Kishim një linjë të tillë, por kjo linjë nuk është definitive mund të ndryshojë gjatë sezonit.”

Kontigjenti: “Shpresoj që të kemi të njëjtën temperament loje që shfaqëm në pjesën e dytë ndaj Egnatias sepse skuadra po punon mirë gjatë gjithë këtyre ditëve. Shpresoj në një përmirësim, nuk kam bërë shumë stërvitje me skuadrën për të qenë i qartë në disa aspekte të ndryshme, por impenjimi që më shfaqin lojtarët gjatë javës në seancave stërvitore më bëjnë të qetësohem.”

Tifozëria: “Tifozët duhet t’i qëndrojnë pranë skuadrës dhe jo trajnerit. Trajneri është shërbëtor i skuadrës.”

Objektivat: “I di të gjitha diskutimet për të gjithë trajnerët italianë që kanë qenë këtu që nuk kanë arritur objektivat e klubit. Kam mjaft njohur përreth Shqipërisë, por edhe nga futbolli shqiptar sepse edhe më përpara kam qenë pjesë e saj. Gradualisht vazhdoj të mësoj edhe më shumë edhe që të ambjentohem me situatën. Një klub si Partizani duhet të kërkojë maksimumin e objektivave. Ai person që do të trajnojë një ekip si Partizani, nuk ka nevojë askush që t’i tregojë se çfarë objektivash ka. Tifozët duhet të jenë gjithmonë pranë skuadrës dhe të besojnë te ajo paraqitje që dhuruam në pjesën e dytë ndaj Egnatias. Partizani dhe trajneri i tij gjithmonë do të kërkojë gjithmonë që të fitojnë ndeshjet. Partizani është pjesë e historisë. Është njësoj si t’i thuash Juventusit, çfarë objektivash ka. Mendoj se në krahasim me atë të kaluara, Partizani ka zgjedhur një strategji ndryshe duke rinovuar skuadrën, për të qenë kompetitiv vetëm jo për këtë vit, por për të qenë për disa sezone radhazi.

Etiketa: Elbasan ArenaGiovani ColellaLaçiPartizani

Të Lidhura

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

nga 27
21:31 | 09/03/2023
0

“Mirëserdhe Marash”. Mediat italiane e vlerësojnë maksimalisht performancën e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla i cili shënoi sot në minutën 87...

Sporting bllokon Arsenalin

Sporting bllokon Arsenalin

nga 27
21:05 | 09/03/2023
0

Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Sporting Lisbone në ndeshjen e parë të Europa...

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

nga 27
16:55 | 09/03/2023
0

Liverpool rikthehet në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme kundër Real Madridit. Reds do të shpresojnë të përmbysin humbjen 5–2...

Champions, Milan në çerekfinale pas 11 vitesh

Champions, Milan në çerekfinale pas 11 vitesh

nga 27
23:11 | 08/03/2023
0

Milan në çerekfinalet e Champions League pas 11 vitesh! Italia kualifikon skuadrën e parë në çerekfinalet e UEFA Champions League...

Para
Turistët britanikë masakrohen nga qentë e rrugës, 52-vjeçari dhe 3 fëmijët me plagë të rënda në spital

Turistët britanikë masakrohen nga qentë e rrugës, 52-vjeçari dhe 3 fëmijët me plagë të rënda në spital

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Muri kinez i mbron krahët Putinit –

Muri kinez i mbron krahët Putinit –

08:59 | 23/03/2023
Elvisi bisedon me banorët: Dua të dal!

Elvisi bisedon me banorët: Dua të dal!

08:55 | 23/03/2023
Me 170 euro kalonin në Itali, pezullohen 3 policët e Vlorës –

Me 170 euro kalonin në Itali, pezullohen 3 policët e Vlorës –

08:47 | 23/03/2023
Vritet në luftë bashkëpunëtori i Putin

Sulmi me dron në Kiev, shkon në 9 numri i të vdekurve –

08:43 | 23/03/2023
Arrestohet 24-vjeçari në Korçë, në kërkim për trafik droge –

Arrestohet 24-vjeçari në Korçë, në kërkim për trafik droge –

08:31 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Muri kinez i mbron krahët Putinit –
  • Elvisi bisedon me banorët: Dua të dal!
  • Me 170 euro kalonin në Itali, pezullohen 3 policët e Vlorës –
  • Sulmi me dron në Kiev, shkon në 9 numri i të vdekurve –
  • Arrestohet 24-vjeçari në Korçë, në kërkim për trafik droge –
  • Liderët e BE-së takohen në Bruksel për Ukrainën –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Muri kinez i mbron krahët Putinit –
  • Elvisi bisedon me banorët: Dua të dal!

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com