Të rinjtë e opozitës kanë protestuar sërish përpara parlamentit. Me një simbolike të veçantë që tregon largimin e të rinjve dhe Shqiptarëve nga vendi si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës. Ata kanë radhitur këpucët, mbi të cilat kanë ngulur flamuj shtetesh, të të afërmëve të tyre që kanë ikur nga Shqipëria.
Gjithashtu të rinjtë e opozitës kanë hapur edhe një banderolë me mbishkrimin: “Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar!”.