Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Thonë se tokat e tjetërsuara tek “Rana e Hedhun”, janë vetëm një kapitull…

Nga Media 0

Nga Çapajev Gjokutaj

Në Lezhë janë vjedhur sipërfaqe të konsiderueshme toke. Në realitet është ranishte, në letra është shndërruar në tokë bujqësore.

Dokumentat e njohjes së pronësisë dhe të shitjes kanë kaluar brenda javës. Edhe në ëndërr vështirë se mund të bëhej më shpejt.

Doemos, kanë qenë të përfshirë zyrtarë të lartë nga të tria institucionet që realizojnë transaksione të tilla: bashkia, hipoteka dhe këshilli i qarkut. Tre institucione që, hera e ka sjellë, të drejtohen nga njerëz të tri partive kryesore.

Partitë bëjnë gërrham gjithë ditën, sikur janë në thikë e në pykë. Por kjo vetëm për sytë e miletit. Në realitet i ke grushtbashkuar për të zhvatur.

Thonë se tokat e tjetërsuara tek “Rana e Hedhun”, janë vetëm një kapitull i shkurtër, nami është bërë edhe në Kune, Vainë e gjetkë.

Zyrtarë të lartë të shtetit thonë se kjo batërdi me tokat bregdetare fillon në Velipojë e sos në Konispol.

Po sos vetëm bregdeti? Një sagë e tërë mbushur me tjetërsime e grabitje në mes të ditës. Sagë e denjë për një popull të stërlashtë, autokton, lidhur me tokën si mishi me kockën.

Vjedhje kaq masive, të shtrira në gjithë vendin, vështirë se mund të ndodhin pa aleanca funksionale mes politikës, pushtetit dhe drejtësisë.

Vras mendjen, a kemi garanci se diç do të ndryshojë? Apo është aksioni i radhës, që pastaj të vazhdojë avazi i Mukës?

Nën tingujt e këtij avazi secila palë të hedhë vallen e vet. Politikanët të bëjnë zhurmë e të vazhdojnë zhvatjen në bashkëpunim me pushtetarët, policët e gjykatësit.

Kurse ne të bëjmë tifo kafeneve e, kur të vijë radha, të shkojmë të votojmë. Herë pas here të dalim edhe në protesta për të mbrojtur dhunuesit e ligjeve.

( Nga cikli ‘Selanik e tatëpjetë’ )

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej