“Thirrje për respektimin e shqiptarëve”/ Idrizi apel Mitsotakis: Dëgjo çfarë ka thënë babai yt (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Thirrje për respektimin e shqiptarëve”/ Idrizi apel Mitsotakis: Dëgjo çfarë ka thënë babai yt (film)

06:31 | 26/06/2020
në Kryesore
0

Në përkujtim të 76-vjetorit të genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje kryeministrin grek të dëgjojë babin e tij, pasi ky i fundit, kur ka qenë kryeministër ka bërë thirrje për respektimin e shqiptarëve.

Nga Sheshi Skënderbej ku u vendosën gërmat 3D “I love Çamëria”, Idrizi deklaroi se Qeveria shqiptare duhej që sot të përkujtonte genocidin që është bërë në Çamëri.

https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/693864294502263

Read more

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

Fjala e plotë:

Jemi këtu sot në përkujtim të 76-vjetorit të genocidit të programuar mbi shqiptarët e Çamërisë, një genocid i pashembullt do të thoja në historinë njerëzore, i cili përfundoi me 20% të popullsisë së vratë e të masakruar dhe rreth 90% e saj u deportua në drejtim të Shqipërisë. më duhet sot të bëj të qartë që kombet e dështuara, ato që gjatë historisë së tyre mund të humbin luftra dhe territor janë pikërisht ato të cilat e fshijnë të shkuarën me harresë. Sepse harresa është një vrasje tjetër për shqiptarët e Çamërisë. Unë e di shumë mirë që qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë munduar gjatë gjithë kësaj kohe që ta mbulojnë me harresë Çështjen Çame. Dhe të mbulosh me harresë vuajtjet, sakrificat, flijimet, do të thotë ta kthesh çështjen shqiptare të Çamërisë në një varrezë të vetëdijes kombëtare dhe të shqiptarisë. Fatmirësisht vonesa dhe kujtesa mbi gjenocidin është sot e gjallë dhe përbën vetëdijen kombëtare. Për të gjithë ata që mendojnë se ne shqiptarët e Çamrëisë do të lodhemi për shkak se ka kaluar një kohë e gjatë, unë sot po ju them se ne do të lodhemi të fundit.

Ne fillojmë sot së bashku me shoqatën Çamëria, “Javën Çame” që tashmë është bërë e përvitshme. Këtë vit ne e kemi me mesazhin “Mos e harro Çamërinë”. Ky mesazh nuk i drejtohet shqiptarëve të Çamërisë, nuk i drejtohet shqiptarëve sepse ata nuk e harrojë Çarmërinë dhe përkatësinë e tyre. Në radhë të parë ky mesazh i drejtohet qeverisë greke që të mos bëhet bartëse e ekstremizmit grek. Dua t’i bëj thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotaqis,  babai i tij i cili në vitin 1992 ka qenë kryeministër në Greqi, në bisedime me kryeministrin Meksi pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështje pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi. Thirrja ime për kryeministrin e Greqisë sot është, dëgjo zërin e babait.

Sot thirrja “Mos e harro Çamërinë” i drejtohet popullit grek me të cilët duam të jetojmë si fqinjë të mirë. Ne duam të kthehemi në Çamëri, ne nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervës. Unë sot i bëj thrirje popullit grek që të punojmë bashkë. Ne mendojmë që Çamëria nuk mund të jetë ndërgjegjja e vrarë e Greqisë. Ne me mesazhin “Mos e harro Çamërinë” i drejtohemi qeverisë shqiptare e cila sot duhej të përkujtonte 27 qershorin, ditën e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, një detyrimin që buron nga Parlamenti i Shqipërisë i vitit 1994, që e shpall 27 qershorin ditën e përkujtimit mbi gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë… Sot i drejtohem qeverisë shqiptare për të zbatuar detyrimin e madh që rrjedh nga rezoluta, punimin për ditë për zgjidhjen e çështjes Çame. Sigurisht që ne e kuptojmë shumë mirë që në këto kushte të vështira që është sot Shqipëria, të një krize të madhe të funksionimit të demokracisë, të shtetit ligjor, një krizë politike, ekonomike dhe e pandemisë, do të dukej jo shumë me vend që të tërhiqnim vëmendjen për Çamërinë.

Por sot po ju kujtoj se kemi shumë arsye për të ngritur zërin për Çamërinë. Ju drejtohem të gjithë shqiptarëve, e keni parë se si qarqet ekstremiste greke janë gjallëruar duke djegur flamurin shqiptar dhe duke nxjerrë flamurin e vorio-epirit, e ndërsa ne presim që të veprojë qeveria shqiptare, shohim që disa patriotë të cilët protestojnë në Gjirokastër, ndalohen nga policia, apo gjobiten. Ne kemi shumë arsye për ta ngritur sot zërin për Çamërinë dhe shqiptarinë. Ndërsa ne kërkonim ngritjen e varrezave për shqiptarët e Çamërisë të vrarë në shtëpitë e tyre dhe jo në luftë, në Shqipëri u ngritën varrezat e ushtrarëve grekë, të cilët erdhën si pushtues në Shqipëri.

Nëse flasim për humanitet, le të ktheheshin te familjet e tyre, por i kanë lënë dhe i kanë mbjellë aty në kufijtë e hartës së vorio-epirit. E ndërsa ne kërkonim që varrezat e Kllogjerit të merrnin statusin e varrezave historike, këtë status e morën varrezat e ushtarëve grekë. E ndërsa ne ngrejmë zërin dhe kërkojmë heqjen e ligjit të luftës, zgjidhjen e çështjes Çame, na përgjigjen me komisionet mikse që do të diskutojnë edhe emrin Çamëri në tekstet e historisë. Na përgjigjen me ligjin për Censusin e cila është, një ushtrim i rrezikshëm për identitetin dhe sovranitetin kombëtar dhe PDIU është e gatshme t’i kthehet prap betejës që kemi para 10 vitesh.

I keni parë edhe në studiot televizive shqiptare, idiotët e dobishëm të  Athinës, që na shfaqen në ekranet shqiptare duke mbrojtur ekstremizmin grek, duke kërkuar të drejtat e mohuara të minoritetit grek në Shqipëri. Ne kemi shumë arsye për të folur për Çamërinë, për shqiptarinë, për ato që na bëjnë bashkë, identiteti kombëtar, gjuha, kultura, historia, e shkuara dhe e ardhmja jonë e përbashkët. Prandaj po ju them, ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi të fundit.

Etiketa: 76-vjetori i genocidit mbi shqiptarët e ÇamërisëÇeshtja çameI love Cameriakreu i PDIU Shpëtim IdriziPDIUSheshi Skënderbejvarrezat e shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer

Të Lidhura

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

nga 27
15:33 | 08/04/2026
0

Debati mbi përdorimin e gjuhës shqipe u shfaq fuqishëm gjatë seancës së 13-të të Komisionit për Mundësi të Barabarta në...

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

nga 27
15:16 | 08/04/2026
0

Kati i parë i një pallati në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve. Ngjarja...

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

nga 27
14:35 | 08/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se vendimi që pritet nesër nga Sadushi për lirimin nga qelia të Erion...

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

nga 27
14:32 | 08/04/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PD-së mbajtur këtë të mërkurë...

Para
Koronavirusi ka ardhur në Shqipëri, por është më i dobët? Silva Bino: Ja çfarë zbulojmë ne në laborator (film)

"Të përgatitemi për më të keqen", paralajmëron Bino: Do të përballemi me dy sëmundje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

15:33 | 08/04/2026
Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

15:16 | 08/04/2026
Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

14:35 | 08/04/2026
Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

14:32 | 08/04/2026
Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

14:26 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –
  • Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –
  • Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –
  • Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –
  • Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –
  • SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –
  • Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com