Thirrja e ambasadorit Lu, Ruzvelti dhe lloji i batakçinjve tanë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thirrja e ambasadorit Lu, Ruzvelti dhe lloji i batakçinjve tanë

18:26 | 08/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Shpëtim Nazarko

Pak kohë më parë, amabasadori amerikan Lu, në një nga daljet publike, bëri një krahasim të Shqipërisë së tanishme me atë të Amerikës së viteve ’20 të shekullit të kaluar, ku bandat e tipit “Al Kapone” bënin kërdinë.

Para disa ditësh, ambasadori e precizoi akoma më fort deklarimin e tij nëpërmjet thënies “Peshqit e mëdhenj të krimit i duam në burg”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ka pasur reagime dhe kundëreagime ndaj deklaratës së tij. Njohja në përgjithësi e situatës dhe historitë e përpjekjes për të realizuar procesin e Vetting-un në dy vitet e fundit mund ta përkufizojnë përpjekjen e fortë të ambasadorit në thënien e njohur në shqip “Bjeri derës të të dëgjojë penxherja”. E thënë ndryshe, ambasadori kërkon të mobilizojë akoma më fort, apo ndoshta të testojë sa më shpejt dhe fuqishëm gjyqtarët për të bërë punën e tyre, të paktën në disa nga rastet e njohura të krimit në Shqipëri.

Në deklaratën e ambasadorit duket një farë prepotence, nëse e sheh atë me kutin e arsyes së thjeshtë. Ajo është më e fortë se deklarata e evropianëve, të paktën në paraqitje, sepse në thelb ajo përkon me të tyren.

Për gjykimin tim, me aq sa kuptoj, amerikanët i zgjidhin dhe i kanë zgjidhur gjithnjë problemet në formë më radikale sesa në Evropë. Po dëgjoja dikur mbas luftës në Jugosllavi se amerikanët vunë 5 milionë dollarë për kokën e Millosheviçit. Kjo njëlloj si në filmat e Perëndimit të vjetër. Në Evropë nuk e përdorin këtë lloj logjike, pavarësisht se dhe përpjekja e saj shpie shpesh në të njëjtat rezultate.

Po a mund ta klasifikojmë ambasadorin Lu si “një prepotent të shëndetshëm”, duke iu referuar kështu Andreotit, që klasifikonte me këtë term gjeniun e financave të Italisë së pasluftës, shqiptaro-arbëreshin Enriko Kuça?

Mundet, sepse, siç pohova më sipër, ambasadori po i bie derës fort që të dëgjojë penxherja.

Ndërkaq, duke vëzhguar qoftë edhe diferencat Evropë –Amerikë ndaj rasteve të tilla, duhet të analizojmë, me sa mundemi, se sa sukses do të ketë përpjekja e ambasadorit dhe si do të sillet realisht e gjithë klasa jonë politike, duke përfshirë brenda gjyqësorin apo dhe shtypin.

Së pari, a është Shqipëria në gjendjen e Amerikës së viteve ’20 të shekullit të kaluar?
Në disa drejtime, po, madje ndoshta edhe më e keqe se ajo e Amerikës që përmendëm. Kjo të paktën në lumenjtë e drogës që qarkullojnë brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, nuk mund të thuash me siguri nëse jemi ne në komandën e një industrie të tillë kriminale, që është më e strukturuar, ndonjëherë edhe më mirë se vetë qeveritë, qofshin këto edhe të vendeve të zhvilluara. Pra, a kemi marrë gradat e mëdha, apo jemi ende në gradat e ulëta që karakterizojnë ushtarakët p.sh. Nga ana tjetër, kemi një diferencë të madhe dhe me Amerikën, që e theksova më sipër. Shqipëria, megjithëse e vogël, është komb dhe jo shtet. Kjo shprehje do të thotë se, së pari, ne nuk veprojmë dot si në filmat amerikanë, ku inspektori i policisë mund t’i qëronte hesapet me banditët apo bandat nëpër rrugë në formë analoge si me filmat që njohim në Perëndimin e vjetër. Po kjo veçanti në lidhje me këtë Amerikë e bën në një drejtim më të keqe situatën tonë.

Lidhjet familjare, filluar kjo nga banda kriminale, policia, gjykata, shtypi dhe klasa politike, janë shumë herë më të mëdha dhe më të forta se ato të Amerikës dikur. Kombi është diçka më ndryshe nga shteti. Ndërsa i pari në udhëtimin e tij të gjatë në shekuj i lejon vetes të kalojë edhe në rrugë të ngatërruara për të siguruar ekzistencën e tij, shteti është pak më ndryshe. Ai është i hekurt, nëse do të mbijetojë, të paktën, qoftë edhe në të ardhmen e afërt.

Këtë shembull krahasues e kam ndier në vitin e tmerrshëm ’97, kur një gazetar i “New York Times” më pyeti: “Si është e mundur që me gjithë këto armë nuk i keni hyrë luftës civile apo të bënit kasaphanë akoma më të madhe. Në New York, po të hapeshin depot, apo të fikeshin dritat për njëzet minuta natën, do të zhdukej qyteti i tërë.

“Kjo sepse jemi komb dhe jo shtet”, i thashë. Kjo shprehje, që në pamjen e parë të mbush me krenari, në fakt, shpreh dramën tonë kombëtare. Ne vërtet nuk bëmë luftë civile në 97-tën, por dëmet që i prumë vendit duan vite të tëra, në mos dekada, t’i ndreqim.
Ky arsyetim i sipërm do të thotë akoma se banda kriminale është hallka më e dobët. Zinxhiri ka hallka të tjera që i përmendëm më lart. Duke thënë këtë, duket sikur bie në konkluzionin se amabasadori nuk duhet të ketë shumë sukses në përpjekjen e tij. Ndoshta duke i përsëritur shpesh, apo më shumë sesa duhet deklaratat e tij, mund të shkaktojë nënqeshjen e klasës politike, apo dhe të vetë shtypit të lidhur me të. Përpjekjet e pafundme penguese për Vetting-un dhe shkalla e ulët e përparimit të përpjekjeve për realizimin e tij duket sikur të japin të drejtë në gjykimin e sipërm. Por, ndërkaq, duhet edhe të biesh dakord se me thirrjet e tij të forta amabsadori po i bie derës të dëgjojë penxherja.

Duket sikur lloji i batakçinjve tanë, filluar nga kriminelët që përmend amabsadori dhe pastaj te tërë zinxhiri -gjyqësor, klasë politike dhe shtyp-është i ndryshëm nga ai i Amerikës. Por duke iu bindur tezës se çdo situatë aktuale është produkt i asaj paraardhëse mund të shohim se nuk jemi larg Amerikës së përmendur.

Fitorja e arritur mbi bandat e 1920-ës në Amerikë ishte fillimi apo shfaqja e një krize më të madhe që erdhi në vitet ’30 dhe u zgjidh në mënyrë gjeniale nga Ruzvelti. Kjo krizë, për gjithë manualet apo librat standardë, shihet e lidhur me krizën botërore, por specifikat amerikane ishin ndryshe nga ato të Evropës.

Ruzvelti e pa mirë se shumica e fatkeqësive vinte nga lart. Pasanikët e vendit i emëronin me shumicë deputetët për të zgjidhur punët e tyre. Ruzvelti i preu këto lidhje duke bërë armik jo vetëm klasën e të pasurve, por dhe një pjesë të madhe të shtypit. Ai i futi nën kontroll revizioni bankat dhe nga 11 000 të tilla në të gjithë Amerikën, 4000 u mbyllën njëherë e përgjithmonë. Pastaj hapi punë të mëdha publike që çuan në fillimin e një ere të re për Amerikën. Kurioze është se, megjithëse klasa e pasanikëve fitoi në kohën e tij shumë më tepër para se më parë, ajo e urreu përsëri deri në vdekje Rusveltin që u kishte marrë monoplin politik apo kontrollin e gjërave.

Sa ngjashmëri ka kjo situatë e Amerikës së Ruzveltit me tonën?

Do t’i referohem vetëm dy shembujve për të ilustruar idenë. Nëse vëren problemet mbi pronën në Shqipëri, sheh së pari se gati dhjetë mijë vetë janë në varrezë këto njëzet e pesë vjet. Shifër kjo që do të tmerronte çdo njeri normal dhe që është më e madhe se ajo e Luftës së Dytë Botërore. Shifra është shumë më e madhe se ajo e ardhur nga kriminelët që përmend ambasadori.

Po nëse sheh problemet e ngritura prej saj, del se gati 90 për qind e tyre lidhen me mbivendosjen e pronës. Kjo shpie pastaj në gjyqe të pafundme. Po a janë fajtorë vetëm gjyqtarët këtu? Natyrisht që jo. Ata përfaqësojnë mesataren e një shoqërie të korruptuar deri në palcë.

Ndonjëherë, me gjysmë shakaje, them se kontrolli i dokumenteve të Duçes, që pushtoi Shqipërinë në vitin 1939, do të zhdukte pjesën më të madhe të problemit. Duke fotografuar cep e më cep vendin që në vitin 1937 nga ajri, emisarët e tij bënë apo zyrtarizuan kadastrën e tokës që u prish njëherë e mirë pas vitit 1990. Rifotografimi do të shpinte në vlerësimin real të problemit dhe do të çonte para drejtësisë më shumë kriminelë dhe pa ndonjë gjyq të madh. Nëse kjo gjë është bërë atëherë, ca më mirë. Puna e gjyqtarëve do të thjeshtohej në maksimum dhe asnjërit nuk do t’i binte në mend të merrte pasurinë e tjetrit.

Brenda një shembulli tjetër mund të shohim tragjedinë tonë. Nuk është e vështirë të shohësh se investimet e bëra në periudhën nga ’90-ta e këtej, në shumicën e tyre, janë të pavlera dhe kanë krijuar një klasë pasanikësh irrealë, që vazhdojnë të thithin fonde shtetërore, jo për t’u zhvilluar më tej. Ata i ngjajnë një të sëmuri që i kërkon paratë për morfinë dhe jo për të zhvilluar veten dhe të tjerët. A ka ardhur koha që në Shqipëri, ashtu si në kohën e Ruzveltit, të kuptojmë se paraja është sa pasuri individuale aq edhe mjet në përdorim dhe nuk mund të vazhdojë të “kaurdiset” nga një klasë pasanikësh irrealë, që për hir të ekzistencës së tyre korruptojnë gjithkënd dhe gjithçka?

Do t’i ngjanin në njëfarë mase Ruzveltit me kontrollin mbi bankat. Dhe në fund, për t’i ngjarë po politikës së tij, duhet t’i drejtohemi punëve të mëdha publike, apo bujqësisë, si një rrugë që hap vende pune dhe zhduk një pjesë të madhe të krimit.

Ambasadori mund të nënqeshë dhe të thotë në rastin më të mirë fjalën e njohur “avash-avash”…

Mbase dhe është kështu, por gjithsesi unë mendoj se lloji i batakçinjve tanë (apo deshni edhe në vende të ndryshme), është i ndryshëm; por dhe ilaçi për ta është po i ndryshëm.

/Konica.al/

Etiketa: ambasadorDonald Luruzveltishpetim nazarko

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ne dëgjojmë muzikë greke, por ju dhamë 90 nga 100 heronj, fustanellën dhe mitet qe sot i konsideroni tuajat

Ne dëgjojmë muzikë greke, por ju dhamë 90 nga 100 heronj, fustanellën dhe mitet qe sot i konsideroni tuajat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com