The Economist: Nëse s’paguan ryshfet, s’ka leje ndërtimi në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Economist: Nëse s’paguan ryshfet, s’ka leje ndërtimi në Shqipëri

15:05 | 21/05/2021
në Kryesore
0

Read more

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

Revista e njohur, “The Economist”, shkruan se në Ballkan po lulëzon pastrimi i parave. Në shkrim theksohet se Shqipëria po njeh një bum në ndërtime me paratë e drogës. Më tej thuhet se nëse nuk paguan ryshfet, ndërtimet bllokohen.

Artikulli shkruan se në të gjithë Ballkanin, paratë e pista po pastrohen përmes pasurive të paluajtshme, duke shtrembëruar tregun dhe duke rritur çmimet – duke shkaktuar zemërimin e njerëzve të zakonshëm që duan të blejnë një shtëpi. Kulla të reja luksoze po ngrihen në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd.

“Një emigrant, i cili ka ndërtuar gjysmën e një blloku apartamentesh pranë shtëpisë së tij në Vlorë, në jug të Shqipërisë, iu bllokuan ndërtimet sepse ai nuk pranon të paguajë ryshfet për të siguruar lejet e nevojshme.

Megjithëse ekonomitë e Ballkanit janë goditur rëndë nga Covid-19, çmimet e pronave në pjesë të rajonit e kanë sfiduar krizën. Në Tiranë, ato janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2017. Në të gjithë Shqipërinë, vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme u rrit me 6.7% në vitin 2020.

Pastrimi i parave të drogës, veçanërisht nga trafiku i kokainës, i cili ka lulëzuar në vitet e fundit, është një arsye pse çmimet po rriten, gjeti një raport i ri nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar, një rrjet ndërkombëtar i specialistëve të krimit. Një tjetër arsye është se zyrtarët e korruptuar duhet të investojnë paratë e tyre. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë ligje të mira për parandalimin e pastrimit të parave, por zbatimi lë për të dëshiruar.

Në dekadën e fundit, sindikatat e krimit në Ballkan janë zhvilluar përtej vendeve të tyre të origjinës. Ata tani i fitojnë një pjesë të madhe të parave jashtë vendit. Prandaj, thotë raporti, një pjesë e madhe e fitimeve të tyre është investuar edhe jashtë vendit. Por ata ende investojnë në vendin e tyre të origjinës. Fatjona Mejdini, e cila ndihmoi në hulumtimin e raportit, thotë se qeveritë e Ballkanit janë të dyzuara në lidhje me pastrimin e parave. Ata duan ta godasin atë, por njëkohësisht mirëpresin vendet e punës dhe investimet që mund të sjellin.

Kur vjen puna tek “të fortët”, ndonëse janë brutalë në mënyrën sesi i bëjnë paratë e tyre, shfaqen konservatorë në mënyrën sesi i investojnë. Atyre u “mungon imagjinata”, thotë znj.Mejdini, dhe kjo është një nga arsyet se pse ata preferojnë llaç e tulla, ndaj llojeve të tjera të biznesit që mund të përdornin për të pastruar paratë e tyre”, – përfundon artikulli.

Etiketa: BallkanRevista e njohurShqiperiathe economist

Të Lidhura

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

nga 27
23:01 | 17/01/2026
0

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim...

Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

nga 27
22:25 | 17/01/2026
0

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë reaguar pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili...

Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

nga 27
21:31 | 17/01/2026
0

Edi Rama njoftoi sot i ekzaltuar se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar...

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

nga 27
21:07 | 17/01/2026
0

Bayern München e nisi ndeshjen në Leipzig në mënyrë të vështirë, duke u gjendur nën presion që në minutat e...

Para
Yuri Kim qëllon me mitroloz pranë Malit me Gropa (foto)

Yuri Kim qëllon me mitroloz pranë Malit me Gropa (foto)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

23:01 | 17/01/2026
Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

22:25 | 17/01/2026
Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

21:31 | 17/01/2026
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

21:07 | 17/01/2026
Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea –

Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea –

20:47 | 17/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –
  • Evropa do të përgjigjet e bashkuar –
  • Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –
  • Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –
  • Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea –
  • Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –
  • Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com