• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“The Economist”: Çmimet e ushqimeve do të mbeten të larta, dëmtojnë vendet e varfra

09:27 | 05/02/2022
në Shqiperi
0

Në vitin 2021, arritën nivelin më të lartë që prej një dekade Covid-19 ka pasur një efekt negativ në çmimet e ushqimeve. Në fillim të vitit 2020, kur pjesa më e madhe e botës hyri në izolim, u rrit frika se grumbullimi i rezervave dhe kufijtë e mbyllur do të shkaktonin rritjen e çmimeve, shkruan The Economist. Por në fakt, çmimet pothuajse nuk ndryshuan. Vetëm disa muaj më vonë, kur në vendet e pasura, pandemia dukej se po zbutej dhe ekonomitë u rihapën, çmimet filluan të rriteshin me shpejtësi alarmante.

Deri në maj 2021, ato arritën nivelin më të lartë që nga viti 2011, pasi u rritën me 40% në 12 muaj, sipas një indeksi nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së. Në vitin 2022, të njëjtat forca që krijuan këtë rritje do të vazhdojnë të shkaktojnë telashe, gjë që do të thotë se ka pak mundësi që çmimet të ulen. Një faktor kyç që shpjegon këtë dukuri, është shpërthimi i gripit të derrit në Kinë në vitin 2018, i cili përgjysmoi tufën e derrave.

Lexo edhe

Masakra me 11 viktima në Mal të Zi, Meta: Jam i tronditur! Ngushëllime familjeve

Aksidenti me 8 të plagosur, policia jep detajet/ Nga fëmija 2 vjeç, tek më i madhi 32 vjeç

DETAJE/ Aksidenti në Levan-Tepelenë, 8 të plagosur mes tyre dy të mitur (FOTO)

Kjo e detyroi vendin të importonte më shumë mish derri dhe të kërkonte burime alternative të proteinave (kryesisht shpendë dhe peshk), së bashku me drithërat për t’i ushqyer ato, gjatë viteve 2019 dhe 2020, duke shkaktuar reduktimin e rezervave globale. Ndërkohë, provat se sëmundja është përhapur sërish, po rrisin edhe një herë frikën se do të ketë mungesa. Këto dyshime do të vazhdojnë në vitin 2022, duke çuar në zgjatjen e gjendjes së paqëndrueshme në tregjet ushqimore.

Një faktor tjetër ka qenë problemi i pengesave logjistike të shkaktuara nga rihapja e shpejtë e tregtisë ndërkombëtare, në një kohë kur Covid-19 ende po ngadalëson dhe pengon aktivitetin në fusha të rëndësishme. Mungesa e kontejnerëve dhe numri më i ulët i avionëve të pasagjerëve në fluturim, të cilët shpesh transportojnë ushqimet më delikate, kanë bërë që transportimi i frutave dhe perimeve të freskëta, të mbetet një proces i ndërlikuar.

Produktet kryesore si gruri dhe sheqeri udhëtojnë me shumicë në anije të mëdha, por kapaciteti atje është gjithashtu i kufizuar. Këtë e ndërlikon edhe më tepër fakti se çmimet e naftës janë rimëkëmbur, duke nxitur inflacionin në thuajse gjithçka, që nga plehrat kimike dhe kimikatet, deri te kostoja e transportit nëpër fusha dhe oqeane. Në vitin 2022, këto forca mund të pakësohen, por kjo do të ndodhë vetëm në mënyrë graduale.

Ndoshta burimi më i madh i pasigurisë, sidomos në lidhje me bujqësinë, do të jetë moti. Në fillim të vitit 2021, çmimet u rritën pjesërisht si rezultat i thatësirave në rajonet prodhuese të drithërave në Amerikën e Veriut dhe të Jugut.

Kushtet e mbjelljes dhe korrjes u përmirësuan gjatë gjithë vitit, por shkencëtarët tani mendojnë se ka probabilitet të lartë për një tjetër La Niña – një dukuri atmosferike që çorientoi modelet klimatike gjatë dimrit të kaluar. Ndërkohë, fatkeqësitë më të shpeshta natyrore nga ndryshimet klimatike, si përmbytjet dhe zjarret (të cilat qenë të shumta në vitin 2021), mund të dëmtojnë edhe më rëndë prodhimin në të gjithë globin. Megjithatë, duke përjashtuar skenarin më të keq, bota nuk duhet të ketë arsye për panik. Pavarësisht inflacionit të lartë, çmimet ndoshta do të mbeten nën nivelin e viteve 2007-2008, kur frika globale e ushqimit shkaktoi trazira në të gjithë botën.

Etiketa: çmimekostokrizëushqie

Të Lidhura

Meta letër Bidenit për Pavarësinë: Uroj forcimin e miqësisë tonë të bekuar

Masakra me 11 viktima në Mal të Zi, Meta: Jam i tronditur! Ngushëllime familjeve

nga 27-shi
23:31 | 12/08/2022
0

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas masakrës së ndodhur në Çetinje të Malit të Zi ku...

DETAJE/ Aksidenti në Levan-Tepelenë, 8 të plagosur mes tyre dy të mitur (FOTO)

Aksidenti me 8 të plagosur, policia jep detajet/ Nga fëmija 2 vjeç, tek më i madhi 32 vjeç

nga 27-shi
21:47 | 12/08/2022
0

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë me 8 të plagosur që u shënua mbrëmjen e sotme në autostradën...

DETAJE/ Aksidenti në Levan-Tepelenë, 8 të plagosur mes tyre dy të mitur (FOTO)

DETAJE/ Aksidenti në Levan-Tepelenë, 8 të plagosur mes tyre dy të mitur (FOTO)

nga 27-shi
21:29 | 12/08/2022
0

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër, ndërsa...

Plagosja e inspektorit, vëllai i autorit: Në shtëpi ishte vetëm vajza, e trembën një tufë me policë

Plagosi inspektorin e IMT-së, Qani Muça i dënuar në 2017 për dhunë në familje

nga 27-shi
21:18 | 12/08/2022
0

Qani Muça, 52-vjeçari që plagosi me armë zjarri inspektorin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë ka qenë i dënuar në...

Para

Dënimi i Tahirit, skenarët e një vendimi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…

Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…

23:46 | 12/08/2022
E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak

E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak

23:37 | 12/08/2022
Meta letër Bidenit për Pavarësinë: Uroj forcimin e miqësisë tonë të bekuar

Masakra me 11 viktima në Mal të Zi, Meta: Jam i tronditur! Ngushëllime familjeve

23:31 | 12/08/2022
Tragjedia në Mal të Zi, 11 viktima mes tyre 2 fëmijë

Tragjedia në Mal të Zi, 11 viktima mes tyre 2 fëmijë

22:08 | 12/08/2022
DETAJE/ Aksidenti në Levan-Tepelenë, 8 të plagosur mes tyre dy të mitur (FOTO)

Aksidenti me 8 të plagosur, policia jep detajet/ Nga fëmija 2 vjeç, tek më i madhi 32 vjeç

21:47 | 12/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…
  • E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak
  • Masakra me 11 viktima në Mal të Zi, Meta: Jam i tronditur! Ngushëllime familjeve
  • Tragjedia në Mal të Zi, 11 viktima mes tyre 2 fëmijë
  • Aksidenti me 8 të plagosur, policia jep detajet/ Nga fëmija 2 vjeç, tek më i madhi 32 vjeç
  • DETAJE/ Aksidenti në Levan-Tepelenë, 8 të plagosur mes tyre dy të mitur (FOTO)

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…
  • E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com