Ditën e djeshme një çift shqiptar u kapën me 15 kilogram kanabis në Igumenicë të Greqisë.
U raportua se është ndaluar një mjet që po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke.
Përpara se policia të kryente kontrollin e makinës, çifti u kishte thënë se po shkonin në Greqi për të festuar Shën Valentinin. Pas kontrollit të mjetit policia greke zbuloi në dyert e pasme të mjetit, 15 kg e 50 gram marijuanë, të ndara në 16 pako, si dhe dy aparate celularë.
Akoma nuk dihet mosha apo identiteti i të arrestuarve po priten të zbulohen detaje të tjera.
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...









