Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Tiranë, ku po mbahet Samiti Bërdo – Brijuni, është takuar edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një statusi në facebook, Thaçi shkruan se sapo ka përfunduar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka ndarë sipas tij, nevojën për korrigjimin e kufijve.
“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, shkruan Thaçi në Facebook.