Thaçi i përgjigjet Nikoliç: Kërcënimet për luftë janë të papranueshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi i përgjigjet Nikoliç: Kërcënimet për luftë janë të papranueshme

09:57 | 16/01/2017
në Shqiperi
0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se Serbia me veprimet e fundit ka treguar se ka qëllime të njëjta me ato të regjimit të Sllobodan Millosheviç gjatë viteve ‘90. Thaçi i është përgjigjur Nikoliçit se Kosova është e interesuar për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve duke i quajtur të papranueshme kërcënimet për luftë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Jam i kënaqur që është shmangur tensionimi i situatës politike dhe i sigurisë në Kosovë e rajon, duke ndaluar hyrjen eventuale ilegale të trenit propagandistik të Serbisë në territorin e Kosovës.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Për këtë qëllim kemi hapur vendkalime kufitare të reja me fqinjët dhe kemi arritur marrëveshje që mundësojnë kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim, që të gjithë qytetarët e rajonit të lëvizin pa pengesa.

Në periudhën e fundit, si pjesë e një skenari të vjetër, Serbia fatkeqësisht ka ndërmarrë një fushatë të provokimeve të vazhdueshme që kanë për qëllim të prodhojnë tensione në Kosovë dhe në rajon.

Pjesë e këtij skenari ishte edhe shndërrimi i trenit në mjet propagandues, duke e veshur me mesazhe dhe fotografi që kishin për qëllim provokimin dhe tensionimin e situatës në Kosovë dhe që ishin në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat evropiane e ndërkombëtare.
Për të ndaluar këtë skenar, autoritetet e Kosovës vlerësuan se është në interes të paqes dhe stabilitet në rajon që të mos lejohet hyrja ilegale e trenit propagandues. Prandaj, organet e rendit dhe sigurisë morën masa që të pengohet cenimi i integritetit dhe sovranitet të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Shpresoj se autoritetet e Serbisë e kanë kuptuar se veprimi i tyre ka qenë ilegal dhe në kundërshtim me frymën e dialogut dhe bashkëpunimit që po promovojmë në rajon.

Kërcënimet e Serbisë se janë të gatshëm për luftë dhe për të dërguar forcat ushtarake në Kosovë, flasin qartë se qëllimet e Serbisë janë të njëjta me ato të regjimit të Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta.

Këto kërcënime për luftë janë të papranueshme, në kundërshtim me dialogun për normalizim të marrëdhënieve dhe rrezikojnë drejtpërdrejtë paqen në Ballkanin Perëndimor.

Përkundër kësaj gjuhe të vjetër kërcënuese dhe provokuese që vjen nga Serbia, unë bëj thirrje që të vazhdohet me rrugën e deritashme të dialogut, bashkëpunimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve dhe të punojmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kosova, si gjithmonë, mbetet e përkushtuar për dialog dhe bashkëpunim në shërbim të paqes dhe stabilitetin në rajon.

Etiketa: Hashim ThaciKosovaNikoliçSerbiatreni me mbishkrime nacionaliste

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Aqif Rakipi i përgjigjet Ylli Manjanit: Lini lojërat, zgjedhjet i fitojmë edhe pa ju

Aqif Rakipi i përgjigjet Ylli Manjanit: Lini lojërat, zgjedhjet i fitojmë edhe pa ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:29 | 15/01/2026
Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:11 | 15/01/2026
60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

11:01 | 15/01/2026
E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

10:31 | 15/01/2026
Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

10:05 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –
  • E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –
  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com