• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi/ Kurora me lule dhe zotim para lapidarit të të rinjve serbë

16:54 | 15/08/2016
në Shqiperi
0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vënë kurorë pranë lapidarëve të serbëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, 14 vite më parë në Gorazhdec.

Thaçi ka publikuar një fotografi duke u përkulur pranë lapidarit të disa të rinjve serb të vrarë, në rrjetin social “facebook”.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Në postimin e tij,  ai  dënoi vrasjen e tyre dhe ekzekutimin e 400 fëmijëve të tjerë shqiptarë duke theksuar se ata u vranë nga dora kriminale e jo nga shteti.

Postimi i plotë:

Askush nuk do të mund të vrasë të ardhmen, lojën dhe gëzimin e fëmijëve të Kosovës.

Sot vura kurorë lulesh në këtë memorial për të përkujtuar sulmin kriminal kundër të rinjve të fshatit Gorazhdec, 14 vite më parë, në të cilin u vranë dy të rinj e u plagosën katër të tjerë.

E drejta për jetë është e drejtë fundamentale për të gjithë.

E tillë do të duhej të ishte edhe për rreth 400 fëmijë shqiptarë nën moshën 15 vjeç që gjatë luftës u vranë nga shteti i Serbisë.

Ndërkaq, këta fëmijë këtu u vranë nga dora kriminale e jo nga shteti.

Këta fëmijë këtu u vranë e u plagosën duke luajtur, por zotohem se nuk do të ketë forcë e as dorë kriminale që do të vrasë të ardhmen, lojën dhe gëzimin e fëmijëve të Kosovës.

KURRË MË!

Prandaj, sot LUTEM dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të të gjitha komuniteteve.

Do të punojmë që çdo krim të zbardhet dhe të ndëshkohet.

Krimi është krim kundër kujtdo qoftë të jetë bërë apo nga kushdo qoftë që është kryer.

Gjithashtu, edhe një herë insistoj që të zbardhet fati i te gjithë të zhdukurve, qofshin shqiptarë, serbë apo romë apo çfarëdo komuniteti tjetër.

Të gjithë kemi përgjegjësi të punojmë në këtë drejtim.

Kemi përgjegjësi para familjeve te tyre dhe së ardhmes së fëmijëve tanë.

Ne duhet ta ndihmojmë njeri tjetrin.

Sot, kur po punojmë për të ndërtuar paqe, për pajtim dhe bashkëpunim në mes të popujve të rajonit, është e rëndësishme të theksojmë se për pajtim të sinqertë është e nevojshme drejtësia.

Pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve është i mundur dhe do të ndodhë.

Ky hap do të thotë paqe për rajonin.

Etiketa: 400 femije shqiptare te ekzekutuarHashim Thacipresidenti i Kosoveste rinjte serbte vraret e luftes ne gorazhdec

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Zgjedhjet në Dibër/ 19 parti politike të regjistruara në KQZ

Zgjedhjet në Dibër/ 19 parti politike të regjistruara në KQZ

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kampionët do ndeshen në Bangkok –

Kampionët do ndeshen në Bangkok –

15:47 | 23/03/2023
Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –

Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –

15:41 | 23/03/2023
Dënohet me 3 vjet burg, opozita e cilëson farsë gjyqin ndaj gazetarit –

Dënohet me 3 vjet burg, opozita e cilëson farsë gjyqin ndaj gazetarit –

15:35 | 23/03/2023
10 mln dollarë më shumë nga rritja e çmimit, por ujë nuk ka –

10 mln dollarë më shumë nga rritja e çmimit, por ujë nuk ka –

15:33 | 23/03/2023
Ik se s’kam të vogla, hajde nesër –

Ik se s’kam të vogla, hajde nesër –

15:27 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Kampionët do ndeshen në Bangkok –
  • Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –
  • Dënohet me 3 vjet burg, opozita e cilëson farsë gjyqin ndaj gazetarit –
  • 10 mln dollarë më shumë nga rritja e çmimit, por ujë nuk ka –
  • Ik se s’kam të vogla, hajde nesër –
  • Rama po i peshon me tendera njerëzit e Alibashës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kampionët do ndeshen në Bangkok –
  • Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com