Thaçi flet për takimin e 2 shtatorit: Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-ve

0
183

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për takimin e 2 shtatorit me Serbinë në Washington, me ftesë të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Thaçi ka thënë se e mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Mirëpres njoftimin për takim mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-ve për paqe dhe stabilitet në rajon.”

 

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.