Teuta është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi e ka fituar edhe ndeshjen e dytë me rezultatin 1-0 kundër Skënderbeut.
I njëjti lojtar ka shënuar sërish. Rubin Hebaj këtë herë i ndëshkoi korçarët me penallti dhe durrsakët vijojnë rrugëtimin në këtë kompeticion, që e kanë si shpëtim për një vend në kupat e Europës.
Hebaj shënoi që në minutën e tetë, ndërsa Skënderbeu në fundin e pjesës së parë mund të rrezikonte me sulmuesin Belajdi Pusi. Shkodrani i korçarëve nuk ishte efikas.
Pjesa e dytë nisi me një mundësi të mirë me Marën, por mesfushori e çoi topin pranë shtyllën pingule.
Skënderbeu në minutën e 62-të festoi për pak, por VAR e anuloi golin e Shehit për pozicion jashtë loje. Deri në fund Teuta e ruajti epërsinë dhe festoi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.