Një tërmet i fortë ka tronditur pak minuta më parë vendin tonë.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 3,8 ballë e shkallës Rihter dhe thellësi 2 km ka qenë 5 km në lindje të Himarës dhe 29 km në perëndim të Gjirokastrës.
Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.