Tërmeti/ Eksperti rumun: Jam habitur nga gabimet në ndërtime, ka munguar kontrolli rigoroz – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Eksperti rumun: Jam habitur nga gabimet në ndërtime, ka munguar kontrolli rigoroz

07:30 | 10/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Inxhinieri i strukturave nga Rumania, Cezar Aanicai deklaroi se situata pas tërmetit në Shqipëri i duket e rëndë.

Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24, Aanicai u shpreh se çarje të mureve në ndërtesa si në Shqipëri nuk ka parë askund.

Eksperti rumun theksoi se ka parë dëmtime serioze të ndërtesave, sidomos në zonën e Vorës, duke thënë se ajo që e ka habitur është se këto ndërtime ishin mirë nga jashtë, por kishin pësuar dëmtime të rënda nga brenda.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Më tej, eksperti rumun vlerësoi se ndërtesat e rrënuara nuk duhet të qëndrojnë më në atë gjendje, por ose duhet të shkatërrohen ose të rindërtohen.

Ja çfarë thotë ai:

Dua të qartësoj diçka, unë jam inxhinier strukturash. Kam pasur një aktivitet didaktik prej 25 vitesh e jam përfaqësues i qeverisë së Rumanisë, pjesë e Inspektoratit Shtetëror të Strukturave. Nuk jam sizmolog, që t’ju flasë nëse do të ketë lëvizje tektonike. Tërmetet në sipërfaqe janë të vështira dhe ky ishte një tërmet me sipërfaqe të pakët e ka pasur edhe pasoja të rënda. Çdo tërmet ka disa gjatësi valës, të cilat udhëtojnë me shumë kilometër. Tërmetet në Rumani lejojnë që strukturat të sillen në mënyra të ndryshme, sepse lëvizin sipas valëve. Në rastin e Shqipërisë, kemi pasur valë 10 km në thellësi e këto valë shkatërrojnë shpesh strukturat. Nuk kam parë kurrë çarje të tilla.

Kam parë ndërtesa që nga jashtë duken mirë, por në brendësi janë të shkatërruara. Mendoj se kontrolli rigoroz ka munguar. Në Vorë kam vënë re ndërtesa me shkatërrime të mëdha. Por ndërtesat e mira kanë mbijetuar. Në Shqipëri ka inxhinierë po ashtu tepër të mirë. Gjatë bisedës me inxhinierët, ata ishin shumë të mirë, por ka edhe gabime, gjë që ndodh edhe në Rumani. Kam parë një ndërtesë në Marikaj që më ka habitur nga zgjerimi i shkatërrimit. Tullat ishin shkatërruar thuajse totalisht. Terreni ishte ndërtuar mbi truall të dobët. Gabimet e bëra kanë bërë që të ketë pasoja. Ekziston një problem legjislativ që duhet rregulluar, në sensin e një kontrolli më të madh në cilësi në ndërtime. Por ka edhe ndërtime që janë bërë në rregull. Edhe në Rumani nuk është sistemi perfekt, por arrijmë të menaxhojmë situatën në momente të caktuara. Edhe Shqipëria edhe Rumania kanë kaluar në periudhën e komunizmit. Sistemi komunist, me gjithë problemet e veta patjetër, arriti që të ketë një sistem ndihmë që të përçojë siguri në ndërtesa, në vlerësimin e kualitetit. Kolonat janë më të rëndësishme sesa muret.

Kam mbetur i habitur se nga jashtë ishte mirë, por kur hyje në brendësi ishte katastrofë. Disa ndërtesa kanë çarje të dukshme. Probleme kanë qenë katet e sipërme. Në Vorë kam parë dy ndërtesa shumë të shkatërruara, pasi kishin dëmtime në strukturë. Në vlerësimin tim, disa ndërtesa atje nuk duhet të përdoren më. Duhet vendim për shkatërrim ose rindërtim. Personat nuk mund të qëndrojnë në këto ndërtesa, pasi rreziku është i lartë.

Etiketa: Cezar Aanicaideme nga termetieksperti rumunInxhinieri i strukturave nga RumaniaShqiperiTermet

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan, bien gurë tek “Kthesat e Murrashit”

Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan, bien gurë tek “Kthesat e Murrashit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com