Tërmeti dhe shteti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti dhe shteti

19:40 | 28/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Një Zot e di se si ndjehen tash ata që kanë vendosur këta parametra ndërtimi në Thumanë, ish-Kënetë, Plazh dhe pjesë tjera të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, por shteti saktësisht e di se kush janë ata. Ua di emrat dhe dallaveret. Shteti gjithashtu e di se kush nga kopilat e brendshëm nëpër institucione kanë qenë të kapur dorë për dore në këtë valle vdekjeje, për të futur nën rrënoja dhjetëra jetë njerëzish të pafajshëm.

Nga Emin Azemi

Ekranet televizive japin pamje nga më të dhimbshmet me rrënoja dhe njerëz që luftojnë me jetën. Mbi rrënoja qëndron Edi Rama dhe këqyr ata që janë bërë heronj të shpëtimit. Ai duket i brengosur edhe për fatin e atyre që janë ngujuar nën tonelatat e betonit. Ai vetëm këqyr e këqyr dhe herë pas herë jep edhe ndonjë deklaratë nervoze. Ende i bëjnë shumë përshtypje pyetjet e gazetarëve. Një defekt që nuk mund të lihet anash, as edhe ditën kur njerëzit kanë dhimbje. Kështu e kanë politikanët që vuajnë nga sasia e tepruar e egos së papërmbajtur, e cila iu vërshon fytyrës së parruar me javë dhe merr udhë të gabuar. Kjo ego është materiali më bastard që nuk e lejon të ngjizet njerëzorja brenda njeriut.
Atë mëngjes të hershëm, kur ndodhi tërmeti në Durrës, shteti mungoi. Kryeministri atë ditë mëngjesi nëntori ishte fiksuar pas rrënojave, teksa këqyrte dhe vetëm këqyrte dramën tronditëse të mbijetesës.
Por a mjaftonte kjo?
A mjafton për një kryeministër të këqyr dhe vetëm të këqyr, ndërkohë që Bashkia e Durrësit atë mëngjes të ftohtë nëntori nuk dukej asgjëkund. Të paktën të afishonte adresat e sakta dhe listën e banorëve të përfshirë në këtë fatkeqësi natyrore. Qeveria dhe Drejtoria e Emergjencave po prisnin shefin e tyre, Kryeministrin e parruar me javë të tëra, që të mbarojë seancat televizive të këqyrjes në distancë të dramës tronditëse të mbijetesës.
Nën rrënoja lëngonte një Shqipëri tjetër, e cila po vuante për një mobilizim më të madh shtetëror, kurse mbi rrënoja një Shqipëri e hutuar po priste shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ndodhi me një  vonesë të pajustifikueshme. Mbi rrënoja shteti shqiptar po bënte gjithçka, por jo gjënë e duhur.
Atë mëngjes nëntori, kur ndodhi tërmeti, shteti shqiptar po merrej me shpërndarjen e foto-imazheve ministrore në terren, për të sjellë para publikut mobilizimin fals, por askush nuk po kujdesej që të formojë një pikë të vetme menaxhimi, ku do të evidentohej numri emergjent i telefonit, ku do të publikohej xh.llogaria për grumbullimin e mjeteve financiare dhe ku do të evidentohej kapaciteti njerëzor i atyre që janë nën rrënoja dhe mbi rrënoja, në mënyrë që të dihej saktësisht se për çfarë sasie dhe për çfarë lloj ndihmash është më e domosdoshme, ku do të dihej edhe adresa e pikës së grumbullimit të ndihmave dhe njerëzit që do t’i pranojnë ato.
Kështu është kur imazhi bëhet mbizotërues për të eklipsuar esencën e punëve shtetërore, kurse esenca del të jetë një fryt i prishur që të prish lukthin me shijen e hidhur. Kjo shije ende rri pezull si një mjegull mbi kokat e njerëzve pa shpresë.
Ditën  e parë pas tërmetit tragjik, shteti shqiptar ka qenë dashur të bëjë punën që i takon çdo shteti që përballet me situata të tilla të jashtëzakonshme, e jo të lejojë Kryeministrin të lëviz nga gërmadha në gërmadhë si pula pa krye. Shteti shqiptar që ditën e parë ka qenë dashur të vendos nën administrim të jashtëzakonshëm zonën e prekur nga tërmeti dhe që nga aty të komandohet gjithë situata, që nga evidentimi i nevojave urgjente e deri te planifikimi i ndërtimeve që do të pasojnë vitin e ardhshëm. Dhe jo të lejojë turli personi të paautorizuar të aktrojë shtetin…
Që ditën e parë, jo ditën e dytë (sepse gjithçka ishte vonë) shteti shqiptar duhej të ishte i mobilizuar në kanalizimin e procesit të solidarizimit, duke ua lehtësuar njerëzve nga brenda dhe sidomos nga jashtë Shqipërisë, rrugët e arritjes sa më shpejt dhe sa më lehtë në destinacionin  e duhur, e jo të ndodhë ajo që ndodhi. Shumë kush nga jashtë Shqipërisë, por edhe nga brenda, ka sorollatur nëpër lagjet e braktisura të Thumanës dhe ish-Kënetës, për të gjetur një njeri apo një institucion kompetent që do të pranonte ndihma.
A kishte nevojë për gjithë këtë kapilarizim ndihmash në një hapësirë të hutuar e të shpërndarë që nuk po mbushej kurrsesi nga gjithë ajo që quhet sistem i organizuar e institucional?
Në mungesë të një evidentimi paraprak të kërkesave që kanë banorët e prekur nga pasojat e tërmetit, ka ndodhur që fluksi i ndihmave të jetë shumë më i madh se sa nevojat emergjente dhe për pasojë askush nuk e di saktësisht se ku do të përfundojë kjo tepricë dërgesash nga Prishtina, nga Peja, nga Tetova, nga Kumanova dhe gjithë hapësira shqiptare.
Në ditët në vazhdim do të flitet edhe për mangësi tjera të mekanizmave shtetërorë, por do të thuhet edhe ndonjë llaf i mirë. Tërmetet askush nuk mund t’i parashikojë, por tash e në të ardhmen shteti të paktën që mund ta bëjë është që të eliminojë mafian urbane nga jeta e njerëzve të pafajshëm. Një Zot e di se si ndjehen tash ata që kanë vendosur këta parametra ndërtimi në Thumanë, ish-Kënetë, Plazh dhe pjesë tjera të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, por shteti saktësisht e di se kush janë ata. Ua di emrat dhe dallaveret. Shteti gjithashtu e di saktësisht se kush nga kopilat e brendshëm nëpër institucione kanë qenë të kapur dorë për dore në këtë valle vdekjeje, për të futur nën rrënoja dhjetëra jetë njerëzish. Disa prej të mbijetuarve do të vazhdojnë tërë jetën të rrëfejnë tmerrin e përjetuar atë mëngjes nëntori, por ata me asgjë nuk mund t’i ngushëllojmë për copët e shkulura nga zemrat e tyre, sepse ata mbetën pa të dashurit e tyre. Dikush mbeti pa fëmijët, dikush pa prindërit dhe shumë të tjerë pa vëllezër e motra.
Kush do të paguajë gjithë këtë dhimbje, sepse sa do të jetë i lartë solidariteti gjithëkombëtar, fatkeqësitë e tilla mund të na përsëriten, nëse shteti vazhdon të bëjë aleancë me mafian urbane, e cila më tepër është e interesuar për trashësinë abuzive të lekëve, se sa për trashësinë dhe fortësinë betonit.
Tërmeti që ndodhi këtyre ditëve në këtë pjesë të Shqipërisë, mund të shndërrohet në një universitet përvojash të munguara, prej të cilave njerëzit do të nxirrnin mësime, kurse ata që e kanë ndërmend të merren me punët e shtetit, duhet urgjentisht të regjistrohen nëpër këto universitete, në mënyrë që të mos dalin kaq amatorë në sytë e publikut, siç doli kësaj radhe Kryeministri me mjekër të harruar në fytyrë prej disa javësh.

Read more

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

Etiketa: dhimbjee parruaredi ramaEmin AZEMIkëqyrmjekërshtetitërmetiTërmeti dhe shteti

Të Lidhura

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

nga 27
07:48 | 16/05/2026
0

Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:36 | 16/05/2026
0

DashiImpulsiviteti juaj vazhdon të jetë pika më e ndjeshme dhe shpesh ju shtyn të reagoni menjëherë pa menduar gjatë. Edhe...

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:32 | 16/05/2026
0

Të shtunën moti parashikohet i paqëndrueshëm me vranësira në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, Shiu...

Para
Thumanë/ Shoqet e klasës dhe mësuesja vajtojnë Dritën e vogël (film)

Thumanë/ Shoqet e klasës dhe mësuesja vajtojnë Dritën e vogël (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

07:36 | 16/05/2026
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

07:32 | 16/05/2026
Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –
  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com