Një tërmet 3.6 ballë i shkallës Rihter ka rënë në orën 01.52 të mëngjesit të së hënës.
Tronditja është ndjerë shumë, sepse tërmeti ka qenë mjaft i cekët, vetëm dy kilometra thellësi.
Epiqendra e tij ka qenë 28 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 9 kilometra në jugperëndim të Mamurrasit.
Në vazhdim ka patur dhe tërmete të tjera, por me një fuqi shumë më të dobët.