Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 4.5 ballë është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë pasditen e sotme.
Sipas Institutit Sizmologjik Evropian, tërmeti është ndjerë në qytetet Vlorë, Fier, dhe Berat, ndërsa epiqendra ka qenë në Urën Vajgurore.
Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetaret, ndërsa për momentin nuk ka njoftime për dëme materiale apo të lënduar.