Tërhiqet Zaev: Nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet e Maqedonisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërhiqet Zaev: Nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet e Maqedonisë

19:33 | 25/11/2017
në Shqiperi
0

Kryeministri Zoran Zaev është tërhequr nga premtimi i bërë gjatë fushatës elektorale, sa i takon zyrtarizimit të gjuhës shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë.

I pyetur këtë të shtunë nga gazetarët, Zaev ka thënë se në mënyrë absolute nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet e vendit. “Absolutisht nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë”, tha ai. Sipas tij, ligji për gjuhët, siç është depozituar në Kuvendin e Maqedonisë, është në pajtim me Kushtetutën dhe me të, tha ai, “vetëm do të avancohen disa nevoja praktike të qytetarëve që deri më tani nuk kanë qenë të mundura”. Kryeministri konfirmoi se do të përcaktohet juridikisht ansambël i kulturës për qytetarët shqiptarë.

“Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku do të ketë nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ligji kështu edhe do të realizohet. Përmes tij mundësohet realizimi i disa nevojave që deri tani kanë qenë të pranishme tek qytetarët, ndërsa nuk janë mundësuar. Ky është avancimi i përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë dhe gjithsesi, ku ekzistojnë ansamble, pa rritjen e mjeteve të buxhetit, vetëm se do të përcaktohet juridikisht-formalisht ansambël, kulturor i shqiptarëve”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

VMRO-DPMNE: Zaev gënjen, shqipja zyrtare
I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë opozitare VMRO-DPMNE, ku thonë se kryeministri i vend po gënjen duke thënë se nuk ka dygjuhësi në gjithë territorin. “Zoran Zaevi e gënjen dhe e manipulon publikun në lidhje me ligjin për dygjuhësi. Në fillim thoshte se platforma e Tiranës ekziston vetëm në kryen e Gruevskit ndërsa sot e përpunuan ligjin dhe është para miratimit. Vazhdon ta gënjejë publikun se nuk dygjuhësi në gjithë territorin e Maqedonisë, kjo është një gënjeshtër”, nga VMRO-DPMNE.

Xhaferi: Ligji nuk cenon unitetin e Maqedonisë
Me ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk rrezikohet karakteri unitar i Republikës së Maqedonisë, thotë kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi  në intervistën për gazetën serbe “Politika”. Ai theksoi se mbajtja e seancave në gjuhën shqipe nuk do të ulet rëndësia e gjuhës maqedonase apo e gjuhëve të tjera që fliten në Maqedoni, dhe aq më pak karakteri unitar i vendit.

“Çështja për rregullimi e përdorimit të gjuhës është konfirmuar qartë në amendamentin 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Edhe përkundër asaj që dispozita është e qartë, megjithatë në situata të caktuara ekziston tendencë që ajo të interpretohet në varësi të interesave të palëve të caktuara. Që të mënjanohet kjo mundësi për interpretim të njëanshëm, lind nevoja e përkufizimit të saktë të kësaj çështje”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar i Maqedonisë.

Para pesë ditëve komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, gjatë qëndrimit në Shkup, deklaroi se ligji për gjuhët nuk është rekomandim për reformat. Hahn tha se për autoritetet prioritet duhet të jenë sferat të cilat janë të rëndësishme për të marrë raport pozitiv nga BE-ja.

http://tv21.tv/web/?p=150831

Etiketa: MaqedoniVMRO-DPMNEZoran Zaev

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ish-ministri i Shëndetësisë “spiunon” kolegët: Pinë cigare në Kuvend

Ish-ministri i Shëndetësisë “spiunon” kolegët: Pinë cigare në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

15:32 | 16/05/2026
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

15:04 | 16/05/2026
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –
  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com