Mediat vendase: Ushtarët do të mbajnë pëgjegjësi
Edhe pse mbetet ende e paqartë nëse është një foto e vjetër ose jo, kjo foto ka shkaktuar tension orët e fundit në rrjetet sociale, shkruan faqja himara.gr. Në të shfaqen disa ushtarë me uniformën greke që formojnë me duar shqiponjën, simbolin e flamurit shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se ata ushtarë mund të jenë shqiptarë që shërbejnë në forcat e armatosura greke.
Një simbol i tillë është identifikuar si shenjë nacionaliste që kërkon të transmetojë idenë e “Shqipërisë së madhe” shkruajnë mediat greke.
Në një deklaratë Shtabi i Përgjithshëm, raportojnë mediat greke, thotë se janë identifikuar ushtarët që janë në foto dhe menjeherë ndaj tyre do të ndërmerren përgjegjesitë administrative.